Rreziqet e sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë - AKSK përgatit një metodologji të re që i vlerëson sipas sektorëve
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka përgatitur një metodologji të re e cila do të identifikojë rreziqet kibernetike sipas sektorëve dhe mundësinë e ndodhjes së sulmeve kibernetike.
Autoriteti do të kryejë vlerësime individuale të rrezikut të sigurisë kibernetike për operatorët që ofrojnë shërbime kritike dhe të rëndësishme siç janë OSHEE, KESH, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, OST, bankat dhe institucionet e mikrofinancës, kompanitë e sigurimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Albcontrol, Ministrinë e Mbrojtjes, Autoritetin Portual Durrës, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe të tjera.
Gjithashtu, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike do të kryejë vlerësime të rrezikut të sigurisë kibernetike sipas sektorëve kritikë, siç është ai energjetik, shëndetësor, financiar, qeveritar, transportit dhe infrastrukturës, ndërsa më pas do të realizojë vlerësimin kombëtar të rrezikut të sigurisë kibernetike.
Infrastruktura kritike e informacionit përfshin tërësinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit, të zotëruara nga një autoritet publik ose privat, që ofrojnë shërbime, cenimi apo shkatërrimi i të cilave do të kishte impakt serioz në shëndetin, sigurinë, mirëqenien ekonomike të qytetarëve dhe funksionimin efektiv të ekonomisë në Shqipëri.
AKSK-ja do të ndërtojë një regjistër të rrezikut të sulmeve kibernetike ndaj këtyre operatorëve. Ky rrezik do të matet në terma të mundësisë së ndodhjes dhe të ndikimit sipas sektorëve. Ndikimi mund të jetë financiar, social, ligjor dhe reputacional.
Për të përcaktuar mundësinë e ndodhjes së një sulmi kibernetik, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike vlerëson arkitekturën dhe mjedisin e sistemit të informacionit të institucionit, qasjen në sisteme, qëndrueshmërinë kibernetike, forcën dhe natyrën e kërcënimit, dobësitë dhe efektivitetin e kontrolleve ekzistuese e të tjera.
Shqipëria është përballuar me mjaft sulme kibernetike vitet e fundit. Digjitalizimi i shërbimeve ka sjellë shumë lehtësira për qytetarët, por nga ana tjetër, ka rritur mundësinë e ndodhjes së sulmeve kibernetike.

Shqipëria, në “hartën e kuqe” sizmike? - Probabiliteti për t’u prekur nga tërmetet është rritur
Rajoni i Ballkanit duket më i rrezikuar se kurrë nga tërmetet, sipas gjetjeve të një grupi ekspertësh dhe pedagogësh të specializuar në sektorin e rrezikut......

Indi, avioni me 242 pasagjerë rrëzohet gjatë ngritjes - Mjeti fluturues përplaset me godinat e banuara pranë aeroportit
Një aeroplan i Air India që udhëtonte për në aeroportin Gatwick të Londrës është rrëzuar gjatë ngritjes në aeroportin e Ahmedabad. Sipas të dhënave, avioni......

Revolucioni i “paprecedentë” i IA - Studimi: Teknologjia e re po përhapet me ritme historike
Rritja e inteligjencës artificiale në jetën tonë është zyrtarisht e paprecedentë, sipas të dhënave të fundit. Një raport prej 340 faqesh tregoi ritmin e......

Shqipëria, “atdheu” i dytë i italianëve? Në 4 muajt e parë të vitit hynë rreth 301 mijë shtetas
Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT, pas shqiptarëve të Kosovës që tradicionalisht kryesojnë në numrin e hyrjeve në Shqipëri, italianët janë të dytët......

Maji 2025, i dyti më i nxehtë në histori - Evropa Veriperëndimore përjetoi pranverën më të thatë në dekada
Muaji i kaluar ishte maji i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë, kanë zbuluar shkencëtarët evropianë. Kjo të krijon ndjesinë e një déjà vu?......

Nis kontrolli i apartamenteve AirBnB dhe Booking - Plani i turizmit/ Tatimet, verifikime në terren në periudhën Qershor-Shtator
Të gjithë individët apo subjektet që japin apartamente me qira përmes platformave Booking dhe AirBnB përgjatë këtij sezoni turistik veror do të monitorohen......

Lehtësi bizneseve drejt tregut të BE - Drejtorët e doganave të BE dhe Ballkanit Perëndimor, konferencë në Tiranë
Integrimi ekonomik në tregut të përbashkët Europian përmes reduktimit të barrierave doganore, lehtësimit të shkëmbimeve tregtare, sigurisë kufitare dhe......

Tregti e lirë elektronike në rajon - Çfarë përfshin marrëveshja midis Shqipërisë dhe vendeve të CEFTA për shitjet online?
Harmonizimi i ligjeve të tregtisë elektronike në të gjithë rajonin dhe përafrimi i tyre me Bashkimin Evropian, me qëllim rritjen apo lehtësimin e lëvizjes së......