Rreziku nga tërmetet, Shqipëria e treta në Evropë - Hajdarmataj: Vetëm 3% e pronave në vend janë të siguruara nga fatkeqësitë natyrore
Shqipëria renditet e treta në Evropë nga EFEHR (The European Facilities for Earthquake Hazard and Risk), për rrezikun nga tërmetet. Megjithëse vendi ynë është gjithashtu shumë i rrezikuar nga zjarret në natyrë, sidomos gjatë valëve të të nxehtit, sërish sigurimi i pronës nga fatkeqësitë natyrore mbetet në nivele të ulëta.
Sipas Sekretares së Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Mimoza Hajdarmataj, vetëm 3% e pronave në Shqipëri janë të siguruara.
“Shqipëria, fatkeqësisht renditet e fundit për nga niveli i përthithjes apo shkallës së penetrimit të sigurimeve vullnetare, siç është edhe sigurimi i pronës. Themi që shqiptarët janë akoma të pandërgjegjësuar ose i mungon një kulturë sigurimi. Duke u ndodhur përballë këtyre ngjarjeve, ka dy gjëra për të cilat duhet marrë vendim: do të rrimë të presim t'i bëhemi barrë shtetit, financave të buxhetit të shtetit për të pritur se kur na vjen rradha për të marrë një dëmshpërblim ose kur mund të krijohet mundësia për të rikuperuar humbjet, apo të kemi një sigurim, një kontratë sigurimi e cila në jep një garanci.”
Vetëm 3% e pronave në Shqipëri janë të siguruara dhe mund të them dhe që një pjesë e tyre janë të siguruara me detyrim, për shkak të kredive që qytetarët kanë marrë për të patur një apartament, një pronë të tyre.”
Edhe pas tërmetit të vitit 2019, ndërgjegjësimi i shqiptarëve për të siguruar pronën e tyre ishte i përkohshëm, ku vitet e fundit ka pasur një rënie të konsiderueshme të primeve.
“Kishte një lloj ndërgjegjësimi të momentit, por fatkeqësisht nuk zgjati shumë, pra siç duket ne harrojmë. Kemi një kulturë harrese, harrojmë shumë shpejt, sepse vetëm vitin e parë menjëherë pas 2019 apo dhe pak në 2021, kishte një rritje të lehtë të kontratave për sigurimin e pronës, por edhe kjo nuk zgjati shumë.
Nuk qëndron as argumenti i problemeve ekonomike për të përballuar një prim të caktuar, sepse primi për të mbrojtur një pronë, një hyrje, një apartament, një banesë, që kushton 100 mijë euro është vetëm 1 euro për metër katror.”
Gjatë vitit të kaluar, një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht vetëm 92 euro për sigurime në përgjithësi.

Lirohen kreditë, ulet me 0.25% norma bazë e interesit - Lëhtësimi i politikës monetare, Sejko: Shkon në 2.5%, kontroll për goditjet mbi inflacionin
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit në 2.5%, nga 2.75 % që ishte deri më tani. Vendimi u njoftua nga......

Hapet zyrtarisht Green Coast Hotel – MGallery Collection, hoteli i parë me 5 yje + në rivierën shqiptare, në Green Coast.
Ky investim madhor është rezultat i partneritetit mes Grupit BALFIN dhe Accor, një nga rrjetet më të njohura globale të hotelerisë. Në ceremoninë e përurimit......

"Bujqësia 2030"/ Denaj: Objektivi i përbashkët, ndërtimi i një bujqësie moderne, konkurruese dhe europiane!
Politikëbërës, fermerë dhe sipërmarrës të Shqipërisë rurale u mblodhën sot në Cërrik, në kuadër të një tryeze dyditore dialogu për bujqësinë dhe zhvillimin......

Nëse do të kursesh dhe të argëtohesh, lexoje këtë para 15 Korrikut
Çdo stinë ka ritmin e vet, por për shumë familje shqiptare një gjë mbetet e pandryshuar gjatë gjithë vitit. Ajo është koha e përbashkët përpara ekranit, aty......

Rama me fermerët: DUHET SIPËRMARRJE RURALE - “Të përdoret maksimalisht garancia sovrane 250 mln euro”
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerë e sipërmarrës në fushën e bujqësisë për të dëgjuar problemet dhe idetë e tyre si dhe për të......

“Fryhet” arka e tatimeve, 231 milionë euro më shumë - 6 mujori 2024/ Rriten të ardhurat në buxhet, tejkalohet plani
Të ardhurat e mbledhura nga administrata tatimore kanë pasur ecuri pozitive, duke ndjekur trend në rritje përgjatë gjysmës së parë të vitit. Sipas të......

Sa kushton parkingu? SCAN Intel analizon kostot
Përdorimi i makinës është kthyer në një nevojë bazë për shumicën e njerëzve, por bashkë me përdorimin e saj vijnë edhe disa kosto të tjera. Përveç taksave......

Valët e nxehtësisë, “fatale” në Evropë - 6 viktima në Itali dhe Spanjë. Temperaturat në Mesdhe arrijnë rekord
Nxehtësia përvëluese ka shkaktuar viktimat e para në Europë, ku gjashtë persona u regjistruan të vdekur në Itali dhe Spanjë. Ndërkohë, temperaturat e......