Rreth 9 mijë kompani ndërtimi në “shënjestër” të tatimeve - 7 detyrimet ligjore që i penalizojnë. Nga pagat, tek faturat dhe kontratat e ambienteve

Plani sektorial i ndërtimit i cili ka nisur të vendoset në zbatim nga administrata tatimore, synon uljen e informalitetit dhe rritjen e transparencës në sektor si dhe nxitjen e përmbushjes vullnetare të detyrimeve. Për të hartuar dhe implementuar planin, u morën në shqyrtim 8,784 tatimpagues aktiv në këtë sektor, nga të cilët 51% e tatimpaguesve kanë formën e organizimit shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. 47% e tyre janë të vendosura në Tiranë, 14 % në Durrës dhe pjesa tjetër e shpërndarë në qarqet e tjera.
Në total sektori punëson 64,572 individë, prej të cilëve 25% përfshihen tek fasha e pagës 40,001 – 50,000 lekë dhe vetëm 7% kanë paga mbi 120 mijë lekë.
Në këtë kuadër, Administrata Tatimore fton dhe nxit të gjithë tatimpaguesit e këtij sektori që të përmbushin me korrektësi dhe në kohë detyrimet e tyre ligjore, duke treguar konkretisht se cilat do të janë pikat për të cilat do të kontrollohen dhe do të penalizohen nëse kapen në shkelje.
Konkretisht kompanive u kërkohet të përmbushin detyrimin për deklarimin e çdo punonjësi të punësuar, në përputhje me legjislacionin tatimor dhe atë të sigurimeve shoqërore; Deklarimin real të pagave, bazuar në profesionin e ushtruar, kualifikimin, përvojën dhe kushtet reale të tregut të punës; Lëshimin e faturave të fiskalizuara me NIVF/NSLF për çdo shitje ose transaksion të kryer, përfshirë edhe parapagimet; Blerjen e çdo malli ose shërbimi vetëm me faturë të rregullt tatimore, duke garantuar gjurmueshmërinë e transaksioneve; Deklarimin e saktë, të plotë dhe të përditësuar të të dhënave në Regjistrin e Tatimpaguesit; Deklarimin e saktë të kontratave të qiramarrjes së ambienteve ku ushtrohet aktiviteti ekonomik; Përdorimin vetëm të softuerëve të certifikuar për fiskalizim, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.
Administrata Tatimore bën me dije se disponon dhe analizon një gamë të gjerë të dhënash të siguruara nga burime të ndryshme, përfshirë: të dhëna të marra nga palë të treta publike dhe private; të dhëna të përftuara nga sistemi CPCM (sistemi elektronik i faturimit); vetëdeklarimet e tatimpaguesve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e ndërtimit ose në zinxhirin e tij të furnizimit të cilat përdoren për të kryer analiza të thelluara të riskut, për të identifikuar mospërputhje, devijime nga treguesit referencë dhe sjellje që mund të sinjalizojnë shmangie tatimore.
Mosrespektimi i këtyre detyrimeve, si dhe çdo sjellje tjetër që synon shmangien tatimore, e konstatuar përmes analizave të riskut, e kategorizon tatimpaguesin si subjekt me risk. Në këto raste, Administrata Tatimore ndërmerr masa verifikuese dhe monitoruese, në përputhje me kompetencat ligjore, të cilat mund të përfshijnë kontrolle , monitorime , hetime tatimore dhe masa administrative sipas parashikimeve ligjore.
“Ekonomia evropiane ka nevojë për rishikim të thellë” - Kreu i BQE, Lagarde: Duhet të përballemi me rendin e ri botëror
Ekonomia evropiane ka nevojë për një "rishikim të thellë" për t'u përballur me "një rend të ri ndërkombëtar", deklaroi presidentja e Bankës Qendrore......
20% e prodhimit të BE nga çeliku dhe alumini - Propozimi i Komisionit Evropian deri në vitin 2030
Një propozim i Komisionit Evropian që synon riindustrializimin dhe dekarbonizimin e industrisë së rëndë të bllokut për të luftuar konkurrencën e ashpër nga......
Forcohet sërish Franga zvicerane – Dollari amerikan, rikuperon edhe ai pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës duke rikuperuar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82 lekë dhe është shitur me......
Polonia ka më shumë ar se Banka Qendrore Evropiane - Objektivi, 700 ton me vlerë totale të rezervave rreth 94 miliardë euro
Presidenti i Bankës Kombëtare të Polonisë (NBP), Adam Glapiński, ka theksuar prej vitesh se ari luan një rol të veçantë në strukturën e rezervave. Është një......
Britani, papunësia më e lartë në 4 vitet e fundit - ONS: Numri i punonjësve në listat e pagave ra me 43,000
Numri i të punësuarve në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë, veçanërisht në dyqane, restorante, bare dhe hotele, duke reflektuar rënie punësimi, ndërsa pagat në......
SHBA “arkëton” paratë e naftës së Venezuelës - Senatorja e SHBA: Trump po e bën këtë pa një bazë ligjore
Qindra miliona dollarë që SHBA po grumbullon nga shitja e naftës së Venezuelës janë dërguar në Katar. Veprimi shihet si një rrugë indirekte që mund të......
Maliq, Ministri Salla: Çdo fermer me NIPT do të dëmshpërblehet për dëmet e reshjeve
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një takim me fermerët e Bashkisë Maliq, në përgjigje të kërkesës së tyre për bashkëbisedim......
Nëndeklarimi i pagave në ndërtim, Tatimet kontrollojnë 9 nga kompanitë më të mëdha imobiliare
Në zbatim të Planit Operacional në sektorin e Ndërtimit, Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren,......


