Rreth 7.14 euro në muaj për paketa celulare - AKEP: Shpenzimet e shqiptarëve, më të ulëta se mesatarja e Bashkimit Evropian
Shqiptarët shpenzojnë mesatarisht 7.14 euro në muaj për shërbime celulare, pra për paketa me internet, minuta, apo SMS. Sipas Raportit Vjetor të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), shpenzimi i qytetarëve shqiptarë për paketa celulare është në nivelet më të ulëta të vendeve evropiane dhe më e ulët se mesatarja 11.09 euro në muaj e 28 vendeve të Zonës Ekonomike Evropiane (EEA).
Megjithatë, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, ne shpenzojmë më shumë për shërbime celulare.
Nga ana tjetër, tarifat me pakicë të aksesit broadband fiks (vetëm internet) për shpejtësi shkarkimi 12 Mbps deri më pak se 30 Mbps, si dhe për paketa të integruara internet broadband fiks plus shërbime telefoni ose TV, janë gjithashtu më të ulëta se tarifat mesatare në BE.
Në vitin 2016, interneti fiks në Shqipëri ishte shumë më i shtrenjtë në krahasim me vendet e BE-së në raport me të ardhurat. Por në vitin 2024, çmimi ka rënë shumë dhe tani është më i lirë se mesatarja e Bashkimit Evropian. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se në 2016, tarifa mujore për shërbimin e aksesit broadband fiks (vetëm internet) për shpejtësi bazë 12 Mbps deri në më pak se 30 Mbps të ofruar nga operatori kryesor fiks ishte 4799 Lekë/34 Euro, ndërsa në 2024 ishte 1200 Lekë/12 Euro, më e ulët se në 2016 dhe se mesatarja e Bashkimit Evropian.
Një ndër objektivat e Komisionit Broadband të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm të Internetit është që në vitin 2025, shpenzimet për akses broadband të mos jenë më shumë se 2% e të ardhurave bruto për frymë.
Nga të dhënat rezulton se shpenzimet për shumicën e shportave të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit kanë qenë poshtë nivelit 2% të të ardhurave bruto në Shqipëri prej vitit 2015 dhe vetëm në disa raste mbi këtë kufi. Gjithashtu, pavarësisht rritjes në vitin 2023, shpenzimet për të pesë shportat, pra për internet, rrjetin broadband fiks dhe të tjera, janë brenda kufirit 2%.
Sondazh

Projeksioni i lindjeve, rënia paralajmëron krizën/ Ulja demografike thellohet në çdo qark të vendit, Gjirokastra më e prekura
Shqipëria po përballet me një rënie alarmante të lindjeve, duke sinjalizuar një krizë të thellë demografike që prek çdo cep të vendit. Të dhënat krahasuese......

Përplasja tregtare SHBA-Kinë kërcënon BE - Tregu evropian, i rrezikuar nga rritja e eksporteve kineze
Suficiti tregtar në rritje i Kinës me Bashkimin Evropian po nxit shqetësime të reja mes vendeve të bllokut, pasi Evropa rrezikon të bëhet një vendgrumbullim......

Kryeministri britanik për herë të parë në Tiranë/ Rama: Bashkëpunim strategjik mes dy vendeve
Kryeministri Edi Rama priti sot me ceremoni zyrtare kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. “Për herë të parë në Shqipëri, kryeministri......

79 milionë euro për energjinë - BE-Shqipëri, grante për 8000 familje. 130 stacione karikimi për makinat elektrike
Programi operacional shumëvjeçar për energjinë në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III) do të jetë 79 mln euro. Në Kuvend ka......

44 mln euro për ekonominë dhe shoqërinë digjitale - Partneritet Shqipëri-BE për transformimin digjital
Në Kuvend është depozituar për ratifikim marrëveshja e financimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për......

Si mund të ndihmojë uji në pastrimin e atmosferës? - Shkencëtarët studiojnë nxjerrjen e dioksidit të karbonit nga deti
Shkencëtarët anglezë po testojnë një metodë për të nxjerrë dioksidin e karbonit nga uji i detit, që e merr këtë substancë nga atmosfera. Rreth 25 përqind e......

Investimet publike, disbursohen 82 milionë euro - 3-mujori 2025, rritje me 20 milionë euro në raport me një vit më parë
Afro 82 milionë euro janë disbursuar për investime publike në 3 muajt e parë të vitit, shifër që tregon se 2025-sa nisur mbarë edhe sa i takon ecurisë së......

Shlyhen 3.8 milionë euro vendime gjyqësore - Bizneset, mbi 4900 hetime tatimore gjatë 2024-ës
Buxheti i shtetit ka paguar afro 3.8 milionë euro për vendime gjyqësore përgjatë vitit 2024. Referuar raportit të Monitorimit për Ministrinë e Financave,......