Rreth 67% e kredive janë për blerje banese- Banka e Shqipërisë: Norma e interesit për këtë hua zbriti në 3.7% në fund të 2024
Në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, kredia për individë ka vijuar të rritet me ritme të larta. Gjysma e dytë e 2024 është karakterizuar nga një “boom” i kredisë për blerje banese dhe nivele tepër të ulëta të normave të interesit.
Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë mbi tendencat në kreditim, kredia për individë është rritur me mesatarisht 15%, duke u zgjeruar me rreth 1 pikë përqindje nga më parë dhe duke prekur kështu nivelet më të larta të shfaqura gjatë 5 viteve të fundit.
Ngushtimi i diferencës së normave të interesit midis kredive në lek dhe atyre në euro pas muajve të verës, duket se riktheu në vëmendje të individëve kreditimin në euro, i cili pësoi një rritje vjetore mesatare prej 1.5%. Pavarësisht këtij zhvillimi, kjo normë rritjeje është shumë më e ulët krahasuar me normat e larta dyshifrore që po shfaq segmenti në lek. Gjatë gjashtëmujorit të dytë, kredia në lek për individët u rrit mesatarisht me 21.6%. Huaja në monedhën vendase përbën 74.3% të totalit të kredisë për individët.
Nga ana tjetër, kredia konsumatore ka ruajtur të njëjtën normë rritjeje sikurse edhe në gjashtëmujorin e parë, ndërsa ajo hipotekare ka dominuar me një rritje prej 17.4%. Zgjerimi i këtij portofoli është ndikuar edhe nga programet mbështetëse me kushte lehtësuese të dhënë nga autoritet qeveritare. Në fund të vitit, kredia për banesa përbën rreth 67.4% të portofolit në total, ndërkohë që ajo për konsum vetëm 28.4%.
Për sa i përket normave të interesit, ulja e normës bazë dy herë në këtë periudhë dhe ecuria rënëse e yield-it 12-mujor kanë bërë që interesat e kredisë në lek për individët të ulen gjatë gjysmës së dytë të vitit. Interesi mesatar për kredinë konsumatore në këtë interval kohe rezultoi 8.7% nga 9.6% që ishte në gjysmën e parë të vitit. Ndërkohë, interesi i kredisë për blerje banese zbriti në 3.7% në tremujorin e fundit, nga një mesatare prej 4.3% e pjesës së parë të vitit të kaluar.
Sondazh

Dashuria mbush Shqipërinë me lule!- Italia dhe Holanda sjellin më shumë trëndafila për të shprehur dashurinë
“Shën Valentini është dita kur ndjenjat shprehen me dhurata, dhe një nga simbolet më të zakonshme të dashurisë mbetet një tufë lulesh. Por, nëse këtë 14......

Askush nga të rinjtë nuk do të bëhet këpucar!- Kush do t’i zëvendësojë profesionet që po zhduken në heshtje?
“Askush nuk e ka marrë mundimin dhe guximin të më thotë dua ta mësoj këtë profesion.”, shprehet këpucari Në një kohë kur teknologjia, dhe prodhimi masiv......

Impianti diellor lundrues në Vaun e Dejës- Afatet/ Prodhim energjie nga viti i ardhshëm. Kontrata 13.86 mln euro
Impianti diellor lundrues në Vaun e Dejës do të duhet të nisë prodhimin e energjisë elektrike vitin që vjen, duke diversifikuar burimet gjeneruese të......

BSH, projekte për financat e gjelbra - Sejko: Vëmendje ndaj menaxhimit të rreziqeve klimatike
Në Shqipëri është hartuar një strategji e fokusuar në sektorin bankar, e cila synon vlerësimin e ekspozimeve të tij ndaj ndikimeve klimatike dhe mënyrave të......

Pus i ri për gaz natyror në Povelçë të Fierit- Kërkohet riaktivizimi edhe i 3 puseve ekzistues, EDG: Ka potencial të pashfrytëzuar
Kompania EDG Natural Gas synon riaktivizimin e aktivitetit të prodhimit të gazit natyror në Povelçë të Fierit. Shoqëria ka aplikuar pranë Agjencisë Kombëtare......

Bizneset marrin mbrapsht 220 mln euro TVSH- Tatimet: Ulet koha mesatare e rimbursimit në 31 ditë
Rimbursimi i TVSH-s për bizneset përgjatë vitit 2024, përmes platformës dixhitale është bërë brenda mesatarisht 31 ditëve duke reduktuar kohën e pritjes dhe......

Kërkesa globale për energji do të rritet 4% deri në 2027/ Ekonomitë në zhvillim do të përbëjnë 85% të zgjerimit total
Kërkesa globale për energji elektrike pritet të rritet me më shumë se konsumi total i Japonisë çdo vit deri në vitin 2027, por zgjerimi i burimeve të energjisë......

Eksportet ruse të naftës, në rritje/ Të ardhurat arritën rreth 16 miliardë dollarë në janar
Të ardhurat tregtare të Rusisë nga shitja e naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës në janar u rritën me 900 milionë dollarë nga dhjetori, duke arritur......