Shqipëria Postuar më 6 Mars 2025, 11:15

Rreth 515 mln dëme të paguara për sigurimin motorik - AMF: 86% nga jo-jeta. Bien ato të mbuluara nga Fondi i Kompensimit

Nga Ledina Elezi

Rreth 515 mln dëme të paguara për sigurimin motorik - AMF: 86%

Në 686 milionë lekë ka arritur vlera e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit në janar të këtij viti. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se dëmet e paguara bruto u rritën me gati 13%, ndërsa pjesa më e madhe i përkasin sigurimit motorik, konkretisht MTPL së brendshme. Gjithsej, shoqëritë e sigurimit kanë paguar rreth 515 milionë lekë për automjetet e përfshira në aksidente.

Numri i dëmeve të paguara në janar 2025 rezulton mbi 6 mijë, 178 më shumë se në vitin pararendës, nga të cilat 5,811 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të jo-jetës dhe 199 nga shoqëritë e sigurimit të jetës.

Për sa i takon sigurimit të jetës, produkti i jetës së debitorit ka vlerat më të larta të pagesave të dëmeve, ndërsa në kategorinë e jo-jetës, pas atij motorik vjen sigurimi i mjeteve tokësore, i sëmundjeve dhe  më pas sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës.

Rreth 86.50% e dëmeve të paguara për kategorinë e jo jetës, 7.34% janë dëme të paguara nga Fondi i Kompensimit dhe 6.18% janë dëme të paguara për jetën. Nga Fondi i Kompensimit rezulton të jenë paguar më pak dëme se në 2024. Pak javë më parë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miratoi fondin e kompensimit nga dëmet në sektorin e transportit për vitin 2025, që do të jetë në masën e 250 milionë lekëve.  

Nga ana tjetër, dëmet pezull, pra ato që janë të papaguara akoma, që janë në proces vlerësimi ose që janë objekt i çështjeve gjyqësore, kanë pësuar rënie.

Pavarësisht se shuma e dëmeve të paguara rezulton me rritje në krahasim me janarin e vitit të kaluar, numri i aksidenteve të shkaktuara është ulur. Sipas Institutit të Statistikave, në fillim të vitit janë shënuar gjithsej 125 aksidente rrugore, rreth 22.5% më pak se vitin e kaluar.


 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat