Rreth 464 mln euro pagesa me sistemin AIPS - BSH: Dy muajt e parë të vitit shënuan rekord transaksionesh në krahasim me 2024
Sistemi AIPS-EURO po përdoret gjithnjë e më tepër për të realizuar pagesa shumë të mëdha në euro. Dy muajt e parë të këtij viti kanë shënuar një rritje të konsiderueshme të numrit dhe vlerës së transaksioneve të realizuara përmes këtij sistemi.
Bazuar në të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, numri total i transaksioneve të realizuara në shkurt është 27 mijë. Kjo shifër tejkalon atë të shkurtit të vitit të shkuar me 4.7 mijë transaksione ose e thënë ndryshe me 21% më shumë.
Për sa i takon vlerës së transaksioneve, shuma e tyre arriti në 464 milionë euro në shkurt 2025, duke përjetuar kështu një rritje me 8.6% vlerësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ose 37 milionë euro më tepër.
Rikujtojmë se viti 2024 u mbyll me 30.5% më shumë transferta se në vitin 2023, ndërkohë që edhe shuma e tyre rezultoi me një rritje prej 26.2%. Të njëjtën ecuri kanë shfaqur edhe dy muajt e parë të këtij viti.
Sistemi Shqiptar i Pagesave Ndërbankare AIPS përdoret nga bankat për të transferuar në kohë reale shuma të mëdha parash me njëra-tjetrën. AIPS mundëson kryerjen e pagesave të mëdha, të shpejta dhe të sigurta ndërmjet bankave, duke ndihmuar në mirëmbajtjen e operacioneve financiare në vend.
AIPS-EURO përdoret nga qeveria për të shlyer borxhin e jashtëm, nga bizneset e mëdha për të shlyer fatura në vlera shumë të larta dhe nga vetë bankat. Megjithatë, AIPS shpejton në mënyrë indirekte edhe transaksionet për qytetarët, veçanërisht kur bëhet fjalë për shuma të mëdha parash. Kur një qytetar realizon një pagesë të madhe, si blerja e pronës, apo e një makine, transaksioni përfshin lëvizjen e parave midis bankës së blerësit dhe bankës së shitësit. Në këtë rast, banka e blerësit përdor sistemin AIPS për të transferuar shpejt dhe sigurt fondet në bankën e shitësit.
Sondazh

Vetëm 7 vende përmbushën standardet e cilësisë së ajrit të OBSH-së në vitin 2024!
Vetëm shtatë vende përmbushën standardet e cilësisë së ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) vitin e kaluar, treguan të dhënat të martën, pasi......

Skemë e re sigurimi në bujqësi, nisin përgatitjet - Si do të aplikohet modeli turk TARSİM në Shqipëri?
Këtë vit do të përcaktohet në detaje skema që do të ndiqet për sigurimin e detyrueshëm në bujqësi. Aktualisht, fermerët shqiptarë janë tërësisht të......

Kredi me 0 % interes për banesë – MEKI: Hapen aplikimet për 530 punonjës të administratës publike!
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njoftoi sot hapjen e aplikimeve për kredi me 0% interes për blerjen e një banese për 530 punonjës të......

Industria ushtarake, edhe një hap drejt ringritjes - Kompania shtetërore “KAYO” sh.a merr në pronësi uzinën e përpunimit të bakrit
Industria e prodhimit të armëve në Shqipëri ka hedhur së fundmi edhe një hap tjetër drejt ringritjes së saj. Ish-uzina e përpunimit të bakrit në Rubik, ka......

Sa u “goditën” kursimet tona nga kursi i këmbimit? - BSH: Depozitat në valutë mbeten në nivele të larta. Kredia, më e prekura
Si rrjedhojë e të ardhurave nga turizmi, dërgesave të emigrantëve dhe investimeve të huaja direkte, flukset e euros vijojnë të vërshojnë në nivele të......

Pasojat e tarifave të Trump: Aksionet amerikane humbasin 4 trilion dollarë në vlerë!
Tarifat e Presidentit Donald Trump kanë trembur investitorët, me frikën e një rënieje ekonomike duke nxitur një shitje të tregut të aksioneve që ka fshirë 4......

Palestra në Shqipëri, më e shtrenjtë se në Paris! Numbeo: Tirana renditet në vendin e 43-të dhe e para mes vendeve të rajonit
Një raport i fundit, publikuar nga Numbeo, tregon çmimet mujore të palestrave në disa qytete kryesore të Europës. Sipas këtyre statistikave, Tirana renditet......

245 mln euro kontribute të papaguara të punonjësve - Bizneset nuk paguajnë në afat detyrimet. Vite pune, të “humbura”
Shumë punonjës në vend, pavarësisht se janë në marrëdhënie formale pune, përballen me kontribute shoqërore dhe shëndetësore të papaguara në afat nga......