Rreth 25% e mjeteve ngelin në kontrollin teknik - Shifrat zyrtare, mbi 3 mijë janë çregjistruar në janar-maj
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën Janar-Maj 2025, në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve që qarkullojnë. Përgjatë kësaj periudhe janë testuar 101 mijë e 696 mjete, nga të cilat 86,39 përbëhen nga automjete me kapacitet 4+1 deri në 8+1 vende.
Pjesa më e madhe e kontrolleve 36.2% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë, duke pasqyruar fluksin më të lartë dhe përqendrimin më të madh të mjeteve në kryeqytet. Ndërsa në fund renditet qarku i Gjirokastrës, përsa i përket numrit të mjeteve të testuara.
Sipas shifrave të publikuara nga DPSHTRR, 25.8% e totalit të mjeteve kanë ngelur në testim. Konkretisht, 26.207 mjete kanë ngelur në kontroll për arsye që lidhen kryesisht me 34% për shkak të mangësive vizuale e funksionale;
35% për shkak të problemeve me sistemin e shkarkimit të gazrave; 13% për probleme me sistemin e drejtimit dhe 18% për shkak të sistemit të frenimit.
Ndërkohë 3,137 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, për shkak se nuk kanë përmbushur kushtet teknike të qarkullimit. Ky indikator tregon domosdoshmërinë për rinovimin e flotës rrugore në vend.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjithashtu thekson se ndalohen rreptësisht ndërhyrjet në odometër, modifikimet konstruktive dhe çdo manipulim tjetër, pasi këto praktika janë një kërcënim për sigurinë rrugore. Gjithashtu, rezervimet për kontroll teknik qytetarët mund t’i kryejnë përmes portalit e-Albania.

Pensionistë, por në “lëvizje”/ Puna pas daljes në pension është më e zakonshme tek të vetëpunësuarit
Sipas të dhënave të Eurostat, në Bashkimin Europian, rreth 56.4% e pensionistëve të vetëpunësuar vazhduan të punojnë pas marrjes së pensionit të pleqërisë.......

Çmimet globale të naftës, të paqëndrueshme - Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Iran lëkund tregun dhe perspektivën
Çmimet e naftës ishin të paqëndrueshme të hënën, pasi u rritën me 7% të premten, ndërsa sulmet e rinovuara nga Izraeli dhe Irani gjatë fundjavës rritën......

Industria greke e midhjeve, në rrezik - Temperaturat e larta të detit kanë shkatërruar prodhimin
Industria e kultivimit të midhjeve në Greqi është nën kërcënim serioz, pasi temperaturat rekord të larta të detit verën e kaluar zhdukën gati 90 përqind të......

Izraeli dhe Irani vijojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit - OKB, mbledhje urgjente. Bën thirrje për zgjidhje diplomatike
Izraeli dhe Irani vazhduan të sulmojnë njëri-tjetrin me raketa dhe avionë gjatë natës, deri në mëngjesin e së shtunës, me sirenat që u dëgjuan në të gjithë......

Hekurudhat shqiptare, BE rrit mbështetjen - 700,000 euro për përafrimin e legjislacionit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale
Bashkimi Evropian do të ofrojë 700,000 euro për të mbështetur linjëzimin e sistemit hekurudhor shqiptar me standardet evropiane, forcimin e institucioneve......

Italia planifikon revolucionin në Serie A - Synon të heqë kufizimet për shitjen e të drejtave televizive
Italia planifikon të heqë rregullin që e pengon kampionatin e futbollit Serie A t’ia shesë të drejtat televizive një blerësi të vetëm. Një projektligj i......

“Paradoks” demografik në Kroaci - Vendi regjistron më shumë persona të siguruar se banorë!
Një paradoks demografik, me dimensione të rëndësishme politike dhe ekonomike, është zbuluar ditët e fundit në Kroaci. Ndërsa sipas të dhënave të fundit nga......

Si rankohen bashkitë sipas performancës? - Raporti/ Korça, e para. Dibra, Elbasani dhe Berati, në rënie
Bashkitë në vend përgjatë gjithë vitit janë edhe në një “garë” të padukshme për performancën më të mirë. Por cila nga ato ka kryesuar? Raporti i auditimit i......