Rreth 190 mln euro fitim nga pagat jashtë vendit - Emigrantët shqiptarë regjistruan rekord të të ardhurave në korrik-shtator
Shqiptarët që kanë emigruar jashtë vendit kanë fituar rreth 190 milionë euro nga pagat e tyre përgjatë 3-mujorit të tretë të këtij viti. Ky është niveli më i lartë i të ardhurave që janë regjistruar ndonjëherë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të ardhurat nga pagat e emigrantëve shqiptarë kanë pësuar një rritje të ndjeshme prej rreth 26 milionë euro.
Kjo rritje lidhet me faktin e emigrimit masiv dhe me kërkesat e larta për punë në vendet europiane dhe më tej. Në total, gjatë 9 muajve të parë të vitit, shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, përmes pagave të tyre, kanë siguruar rreth 488.6 milionë euro.
Nga ana tjetër, nëse marrim parasysh edhe investimet që këta individë kanë realizuar jashtë vendit, të ardhurat totale përgjatë 3-mujorit të tretë arrijnë deri në 264 milionë euro.
Ky fluks financiar tregon gjithashtu një rritje të investimeve të tyre jashtë vendit. Në këtë mënyrë, të ardhurat totale për periudhën korrik-shtator të vitit 2024 janë zgjeruar me rreth 50 milionë euro, duke theksuar rritjen e vazhdueshme dhe ndikimin pozitiv të emigrantëve në ekonominë e Shqipërisë.
Sondazh

Eksportet globale të qymyrit, në nivele rekord - Pavarësisht iniciativave të gjelbra, shumë vende vijojnë të rrisin prodhimin
Eksportet globale dhe përdorimi i qymyrit termik do të arrijnë nivelet më të larta të të gjitha kohërave në vitin 2024, pavarësisht prodhimit rekord të......

570 milionë euro u shpenzuan për investime publike - Rishikimi i buxhetit, pritet rialokim fondesh për shpenzimet kapitale
Qeveria shqiptare ka disbursuar afro 56 miliardë lekë apo 570 milionë euro për investime publike përgjatë periudhës Janar-Tetor 2024. Referuar të dhënave......

Turistët rritën me 14% tregtinë e shërbimeve - BSH: Sektori i transportit fitoi 59 mln euro më shumë
Tregtia ndërkombëtare e shërbimeve është rritur me 14% në terma vjetorë, duke e mbyllur tremujorin e tretë me një balancë prej 1,5 miliardë eurosh. Kjo......

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin 78.55 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë 10-mujorit të parë këtij viti, në......

Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit - Hapet tenderi, vlera e investimit përllogaritet në 368 mln euro
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për ndërtimin e hekurudhës Vorë – Hani i Hotit. Kompanitë e interesuara do të mund të dorëzojnë......

“BE, fonde qindra miliarda euro brenda një viti” - Komisioneri i mbrojtjes thekson nevojën për investime në sektorin ushtarak
Evropa duhet të gjejë mënyrën brenda vitit të ardhshëm për të financuar qindra miliarda euro shpenzime shtesë ushtarake për t'u mbrojtur kundër çdo sulmi nga......

Kërkesa për kredi, më e lartë se mesatarja rajonale/ Raporti i BEI: Rritja e huadhënies në Shqipëri shtrëngoi kushtet e ofertës së bankave
Rezultatet e anketës së Huadhënies për Europën Qëndrore, Lindore dhe Juglindore publikuar nga Banka Europiane e Investimeve (BEI) tregojnë se në gjashtë......

Fondet e investimit, në ditët më të mira - AMF: Rritet me 11.8% numri i anëtarëve. Vlera neto e aseteve arrin në 55 mld lekë
Numri i anëtarëve në fondet e investimeve ka pësuar një rritje me 11.8% në krahasim me vitin e kaluar. Konkretisht, deri në shtator të këtij viti numërohen......