Rreth 1.3 mld pagesa në euro me AIPS - BSH: Në tremujorin e parë, 20% më shumë veprime përmes këtij sistemi
Tre muajt e parë të 2025 kanë qenë mjaft pozitivë për sistemin AIPS EURO, me një numër dhe vlerë transfertash konsiderueshëm më të lartë se në 2024.
Konkretisht, në janar-mars të këtij viti janë realizuar gati 81 mijë transaksione përmes sistemit AIPS EURO, të cilat kapin një vlerë totale prej 1.3 miliardë lekësh. Vetëm gjatë muajit mars rezultojnë të jenë kryer thuajse 28 mijë transaksione. Nëse bëjmë një krahasim me tremujorin e parë të 2024, vërejmë se ky vit ka 20% më shumë veprime me AIPS EURO se në 2024, ku numri total për periudhën janar-mars ishte vetëm 67 mijë. Nga ana tjetër, edhe shuma e transfertave rezulton më e lartë këtë vit.
Në bazë mujore, pavarësisht se numri i veprimeve të realizuara me AIPS EURO ka pësuar një rritje me 3% në krahasim me shkurtin, vlera e tyre rezulton me rënie. Shifrat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në mars janë realizuar transferta në shuma më të vogla parash përmes këtij sistemi.
Sistemi AIPS EURO bën të mundur shlyerjen bruto, në kohë reale të transaksioneve të klientëve të bankave për pagesat në Euro, brenda territorit të Shqipërisë. Sistemi AIPS EURO filloi funksionimin në vitin 2022. Qëllimi kryesor i krijimit të sistemit AIPS Euro ishte kryerja e pagesave në Euro brenda vendit me kosto më të ulët dhe me një afat kohor shumë më të shkurtër. Më parë, procesi kryhej nëpërmjet bankave korrespondente, ndërsa të dhënat tregojnë se ai po përdoret gjithnjë e më shumë për pagesa me vlerë të ulët, duke sugjeruar familjarizimin më të madh të individëve me përdorimin e sistemit.
Zgjerimi i përdorimit të tij ndihmon nxitjen e përfshirjes financiare dhe promovimin e pagesave elektronike në vend. Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, përmes këtij sistemi realizohen mesatarisht 682 transaksione në ditë me një vlerë prej 21 milionë eurosh.
Gjithashtu, në drejtim të modernizimit të sistemeve të pagesave, Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan më 10 prill, pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për anëtarësimin e bankave në skemën e transfertave të kreditit SEPA. Transaksionet e para ndërkufitare SEPA pritet të realizohen në fillim të muajit tetor 2025.
Sondazh

Më pak ndërtime pa leje në 2024-ën - Në të gjithë vendin u verifikuan zyrtarisht 1130 objekte të paligjshme
Gjatë vitit të kaluar janë konstatuar zyrtarisht 1130 ndërtime pa leje në të gjithë vendin. Referuar raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, kjo shifër......

Tarifat e automjeteve “ndëshkojnë” amerikanët - Kostot e prodhuesve në SHBA do të rriten me 108 miliardë dollarë
Një analizë e re nga Qendra për Kërkime Automobilistike ka zbuluar se tarifat prej 25% të Presidentit Donald Trump për automjetet, të vendosura në fillim të......

Cilat janë ndihmat financiare për ndërmarrjet? - Nga mbështetja e grave sipërmarrëse, te inovacioni. Skemat zbatohen gjatë vitit 2025
Në Fletoren Zyrtare është botuar dokumenti i autorizimit të ndihmës shtetërore “Fondi për ndërmarrjet e Mikro, të vogla dhe të mesme për vitin......

Tarifat “frenojnë” rritjen ekonomike të Kinës - Goldman Sachs ul parashikimin për vitet 2025-2026
Banka amerikane e investimeve Goldman Sachs uli parashikimet e saj për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Kinës në 4% në vitin 2025 dhe 3.5% në vitin......

Turizmi, ku furnizohemi për produktet kryesore? Nga kashta, te varkat. Shqipëria, në “duart” e Italisë dhe Kinës
Sezoni turistik po afron me shpejtësi dhe Shqipëria po përgatitet të furnizohet me mallra dhe shërbime të ndryshme që janë thelbësore për këtë periudhë.......

Energjia nga parqet fotovoltaike/ Balluku: Synojmë të kthehemi në vend eksportues!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Inftrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku informoi sot se 10% e totalit të energjisë në vend prodhohet nga......

Digjitalizimi i bizneseve të vogla e të mesme - BERZH dhe BE financojnë 377 milionë euro në Ballkanin Perëndimor
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga mundësitë e reja të financimit, të vëna në......

Vijon përshkallëzimi i luftës tregtare: Kina rrit tarifat ndaj SHBA-së në 125%!
Kina do të rrisë tarifat për të gjitha mallrat amerikane në 125%, nga 84%, duke filluar nga e shtuna. Tarifa e re tani përputhet me të ashtuquajturën taksë......