Rreth 1.3 milionë aplikime për shërbime elektronike/ Taksat e mjeteve, ndër shërbimet më të përdorura në e-Albania gjatë korrikut
Platforma qeveritare e-Albania po njeh një rritje të vazhdueshme, si në numrin e përdoruesve, ashtu edhe në shërbimet që ofron për qytetarët. Gjatë muajit korrik janë regjistruar rreth 1.3 milionë aplikime për shërbime elektronike, duke shënuar një rritje krahasuar me muajin paraardhës.
Edhe përdorimi i shërbimeve elektronike është rritur ndjeshëm, duke arritur në afro 2.1 milionë. Ndërkohë, faqja zyrtare e platformës ka regjistruar mbi 15.6 milionë vizita dhe janë kryer thuajse 37 milionë transaksione, një shifër që dëshmon për përmasat gjithnjë në zgjerim të përdorimit të kësaj platforme nga qytetarët.
Numri i përdoruesve të rinj gjatë këtij muaji ka arritur në rreth 23 mijë, duke përfaqësuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me muajt e mëparshëm të vitit. Aktualisht, platforma përdoret rregullisht nga rreth 344 mijë persona përmes celularit, çka tregon se shërbimet online po fitojnë gjithmonë e më shumë popullaritet.
Megjithatë, gjatë muajit korrik është vërejtur një rënie në numrin e dokumenteve të gjeneruara me vulë elektronike, të cilat kanë arritur në rreth 896 mijë. Dokumentet më të kërkuara këtë muaj kanë qenë certifikatat personale dhe familjare, si edhe vërtetimi për pagesën e kontributeve për individin.
Nga ana tjetër, qytetarët kanë përdorur më shpesh shërbimet me pagesë, ku më të kërkuarat rezultojnë të kenë qenë pagesa e taksës vjetore për mjetet e përdorura dhe për mjetet e luksit, aplikimi për certifikatën e projektit të fiskalizimit, si edhe aplikimet për pasaportë dhe kartë identiteti. Gjatë muajit, një numër i madh aplikimesh është bërë për kontributet e sigurimeve shoqërore, për vërtetimet e pagës, si dhe për depozitimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit.

Më shumë kërkesa për punëtorë të pakualifikuar - Janë 953 vende të lira për gjysmën e pare të gushtit
Në dy javët e para të gushtit, në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, janë regjistruar gjithsej 953 vende të lira pune. Sipas të dhënave të......

Bypass-i i Tiranës, dalin kostot për 8.5 km e parë - ARRSH shpall fituesit për segmentin Kashar-Nyja Vaqarr, do kushtojë 5.9 mld lekë
Ndërtimi i 8.5 kilometrave të parë të bypass-it të Tiranës do të kushtojë rreth 4.9 mld lekë, pa TVSH apo rreth 5.9 mld lekë, duke përfshirë Tatimin mbi......

Mallra të shtrenjta në valixhe? - Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar
Qytetarët shqiptarë apo turistët që vijnë nga një vend tjetër dhe hyjnë në territorin e Shqipërisë si përmes aeroportit ashtu edhe në rrugë tokësore apo......

Përshkallëzohen protestat në Serbi - Sulmohen zyrat e partisë në pushtet dhe kërkohet dorëheqja e Vuçiç
Protestuesit kundër qeverisë sulmuan zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS) në qytetin verior të Novi Sadit, ndërsa të tjerë u përplasën me policinë dhe......

Reshjet e shiut ndihmuan në shuarjen e zjarreve - Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 28 vatra, 3 janë ende aktive
Në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend. Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile,......

Si është mbyllur kjo për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në rënie duke humbur pikë nga dje teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë sipas kursit të......

Serbia e Kroacia më të rëndësishme se Rusia për tregun gjerman - Tregtia gjermane me Rusinë në rënie, me vendet ballkanike po rritet.
Rusia dikur ishte një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë, por që nga pushtimi i Ukrainës dhe vendosja e sanksioneve të BE-së, tregtia ka......

Një takim, dy perspektiva të ndryshme - Sot në mbrëmje Trump takohet me Putin në Alaskë
Ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht për takimin shumë të pritur midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë, Moska dhe Uashingtoni po dërgojnë mesazhe......