Rrëshqitjet në rrugën Librazhd-Pogradec/ ARRSH: Ndalohet lëvizja për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët

Qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve në aksin Librazhd - Pogradec do të jetë i ndaluar.
Përmes një njoftimi zyrtar Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije se situata në vendin e rrëshqitjes në këtë segment, në pikën e njohur si Arrat e Gurrës, është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit. Pas vlerësimeve në terren, ARRSH në koordinim me Policinë e Shtetit, ka vendosur të ndalojë lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve, deri në një njoftim të dytë.
ARRSH bëri të ditur se masa është marrë për arsye sigurie, duke synuar të garantojë mbrojtjen e jetës së përdoruesve të rrugës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme në zonën ku terreni vijon të jetë i paqëndrueshëm.
Institucioni i bën thirrje transportuesve dhe drejtuesve të mjeteve të rënda të shmangin këtë aks dhe të zgjedhin itinerare alternative, derisa situata të stabilizohet plotësisht. Ndërkohë, ekipet e mirëmbajtjes dhe specialistët vijojnë monitorimin e zonës së rrëshqitjes për të vlerësuar zhvillimin e mëtejshëm të saj.
ARRSH kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, duke theksuar se kufizimi është një masë e përkohshme dhe e domosdoshme për garantimin e sigurisë rrugore.
Fond i Veçantë për Pensionet, Financat depozitojnë 167 milionë euro në Bankën e Shqipërisë
Rreth 167 milionë euro do të depozitohen nga Ministria e Financave në Fondin e Veçantë të Pensioneve që është krijuar në Bankën e Shqipërisë, i cili do të......
“Rriten pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit” - Ministrja Koçiu: Përfitojnë rreth 720 efektivë
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu njoftoi një rritje tjetër page për rreth 720 efektivë të strukturave speciale, që ndodhen në vijën e parë të......
Turizmi shqiptar po tërheq kapitalin e huaj - Nga Alpet, te marinat. Pole zhvillimi që synojnë kapitalin e huaj
Zhvillimi i turizmit në Shqipëri po kalon nga një model spontan në një qasje të strukturuar, i cili duhet të mbështetet mbi katër destinacione prioritare,......
HEC i Vaut të Dejës kërkon rehabilitim të plotë - KESH nis hartimin e strategjisë, ndërhyrja do sjellë mbi 5.4 mln euro shtesë në vit
Hidrocentrali i Vaut të Dejës, një nga veprat kryesore të sistemit energjetik të vendit, ka nevojë për rehabilitim të plotë, pas më shumë se 53 vitesh pune......
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave: Bashkëpunimi me biznesin, thelbësor për një tregti të ndershme dhe të sigurtë
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve që kanë aplikuar për statusin e Operatorit Ekonomik të......
SHBA do të publikojë të dhënat e UFO-ve/ Urdhëri i Trump për qeverinë, pas deklaratave të ish-presidentit Obama
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar planet për të deklasifikuar dhe publikuar informacione qeveritare të pazbuluara më parë në lidhje me jetën......
Asetet e konfiskuara nga krimi/ Ministrja Koçiu: Në shërbim të qytetarëve dhe familjeve të efektivëve të rënë në detyrë
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu në konferencën e sotme për media, njoftoi nismën për përdorimin e aseteve kriminale të sekuestruara dhe të......
Qeveria e Kosovës do të vendosë çmime tavan - Së shpejti pritet të miratohet edhe konfiskimi i pasurive të pajustifikuara
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e dytë pas formimit, ku ka miratuar projekt-programin e projektligjeve për vitet 2026–2028. Kryeministri, albin......


