Rrëshqitje në aksin Librazhd–Pogradec, kufizohet trafiku/ ARRSH: Do merren masa për realizimin e një korsie provizore

Segmenti Librazhd–Pogradec, në zonën e njohur si Arrat e Gurrës, po përballet me thellim të çarjeve në trupin e rrugës, çka ka detyruar ndërhyrjen emergjente dhe kufizimin e përkohshëm të qarkullimit për arsye sigurie.
"Në aksin Librazhd-Pogradec, në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, është konstatuar se çarjet e vjetra dhe të reja që ishin shfaqur në këtë zonë janë thelluar akoma më shumë, duke paraqitur një situatë të pasigurt për përdoruesit e rrugës.
Në këto kushte, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërmarrë menjëherë masat paraprake emergjente për parandalimin e aksidenteve të mundshme.
Duke filluar që sot, në koordinim dhe me Policinë e Shtetit, do të ketë kufizim të lëvizjes me një korsi në vendin e rrëshqitjes, duke vendosur semafor për disiplinimin e trafikut.
Në vijim, do të merren masa për realizimin e një korsie tjetër provizore në të majtë të trupit të rrugës, për të siguruar qarkullimin e mjeteve me dy sense.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve si dhe të banorëve të zonës, për këtë ndërhyrje në rrugë dhe kufizimin e lëvizjes në këtë segment, por që vlerësohet e domosdoshme për sigurinë rrugore", njofton ARRSH.
Akreditohet Laboratori Qendror i Testimit të Farave, sipas standardit ndërkombëtar
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ishte sot në Laboratorin Qendror të Testimit të Farave, pranë Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve,......
“Trump, rol vendimtar në përfundimin e konfliktit në Gaza”/ Rama, në themelimin e “Bordit të Paqes”: Po kryhet padrejtësi për Kosovën
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e themelimit të “Bordit të Paqes” të zhvilluar në Uashington. Në fjalën e tij ai u ndal në rolin e këtij......
Themelohet “Bordi i Paqes”/ Trump: U kemi dhënë fund luftërave 32-vjeçare, por kemi ende punë për të bërë
Në ceremoninë e themelimit të “Bordit të Paqes” që po zhvillohet në Uashington, presidenti i SHBA, Donald Trump, u shpreh se ky Bord është gjëja më e......
Sektorët financiarë dhe Real Estate, në zgjerim/ Bizneset në këto fusha regjistrojnë rritje me 13.5%
Eurostat ka publikuar së fundmi statistika të reja në lidhje me hapjen e bizneseve në vendet e Europës, duke analizuar ecurinë e regjistrimeve të reja sipas......
Parku diellor i Spitallës, në operim brenda 2027-ës/ Centrali i dytë më i madh në vend, ERE i vendos kusht në licencën e prodhimit
Parku fotovoltaik i Spitallës duhet të nisë prodhimin brenda vitit 2027. Kushti për projektin e dytë më të madh fotovoltaik në vend është vendosur nga Enti......
Negociatat, drejt përmbylljes në 2027 - Parlamenti Europian, draft-raport për Shqipërinë. Sinjale pozitive për ekonominë
Parlamenti Europian ka publikuar draft-raportin për Shqipërinë për vitin 2025, ku vlerësohet përparimi i vendit në procesin e negociatave dhe në reformat......
"Durana" jo parajsë fiskale, por motor inovacioni - Ibrahimaj: 80 rezidentë, 52% e kompanive vijnë me kapital të huaj
Gjatë një interpelance në Kuvend, Ministrja Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka sqaruar çështjen e Durana Tech Park. “Me VKM nr. 73, qeveria......
Kush përfiton rimbursim nga DIVA? - Çelmeta: Zbritjet për arsimin, njihen vetëm faturat e fiskalizuara
Individët e punësuar me të ardhura vjetore deri në 1.2 milionë lekë dhe mbi këtë prag do të kenë të drejtë përfitojnë zbritje tatimore për fëmijët në......


