Shqipëria Postuar më 1 Shkurt 2026, 12:09

Rrëshqitje masive në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë/ Policia: Qarkullimi i automjeteve është bllokuar plotësisht në të dyja drejtimet

Nga Edel Strazimiri

Rrëshqitje masive në aksin rrugor  Librazhd – Qafë

Policia e Shtetit njofton se në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh nga mali, qarkullimi i automjeteve është bllokuar plotësisht në të dyja drejtimet.

Sipas njoftimit Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në këtë zonë dhe po bashkëpunojnë me firmën kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin në një kohë sa më të shpejtë të aksit rrugor me qëllim fillimin e lëvizjes së automjeteve.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë që duan të udhëtojnë në drejtim të Korçës dhe anasjelltas të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat