Shqipëria Postuar më 19 Mars 2025, 10:17

Rregulla të reja për operatorët turistikë - “Drejtues teknikë me eksperiencë në turizëm, diplomë dhe gjuhë të huaja”

Nga Elisabeta Dosku

Rregulla të reja për operatorët turistikë - “Drejtues
Bizneset që ofrojnë shërbime turistike do të jenë të detyruar të kenë si drejtues teknik një individ me kritere të posaçme, duke nisur nga diploma që duhet të jetë në këtë fushë, eksperienca dhe deri tek gjuhet e huaja të mbrojtura.

Në projektvendimin mbi kërkesat dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së operatorit turistik, i hedhur për konsultim publik, argumentohet se operatorët turistikë, duke pasur si drejtues të aktivitetit të tyre një person të arsimuar, i cili zotëron një diplomë universitare të ciklit të parë të studimeve ose ka mbaruar shkollën e mesme profesionale në përputhje me objektin e veprimtarisë së biznesit si dhe të ketë eksperience pune të mëparshme në fushën e turizmit, do të mundësojë ofrimin e një shërbimi më cilësor për klientin dhe do të rrisë kërkesën në treg për shërbimin e tij.

Sipas projektvendimit operatori turistik përfaqësohet gjatë ushtrimit të veprimtarisë nga përfaqësuesi ligjor (administratori) dhe drejtuesi teknik.

Drejtuesi teknik duhet të vërtetojë se ka pasur eksperienca pune në veprimtari të tilla turistike si: agjenci udhëtimi, strukturë akomoduese, operator turistik., operator turistik detar apo udhërrëfyes turistik, apo dhe në fusha të tjera në fushën e turizmit.  Drejtuesi teknik duhet të jetë i punësuar vetëm në një operator turistik, në cilësinë e drejtuesit teknik.

Si dhe për nevoja të ushtrimit të veprimtarisë së tij, duhet të vërtetojë se zotëron një gjuhë të huaj, nëpërmjet një dëshmie, certifikate, diplome ose një dokumenti të ngjashëm me to, lëshuar nga subjekti i certifikuar nga ministria përgjegjëse për arsimin për organizimin e testimeve ndërkombëtare, në nivelin B2, si dhe  të vërtetojë se zotëron një gjuhë të huaj të dytë, nëpërmjet një dëshmie, certifikate, diplome ose një dokumenti të ngjashëm me to, lëshuar nga subjekti i certifikuar nga ministria përgjegjëse për arsimin për organizimin e testimeve ndërkombëtare, në nivelin B1.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat