Rregulla të reja për Llotarinë Amerikane: Pasaporta bëhet e detyrueshme dhe shtohet tarifë aplikimi

Programi i njohur i Llotarisë Amerikane do të ketë ndryshime të rëndësishme duke filluar nga aplikimet për DV-2027. United States Department of State ka publikuar një rregull të ri në Federal Register, i cili synon të luftojë mashtrimet dhe aplikimet e rreme në programin Diversity Visa.
Rregulli i ri hyn në fuqi më 10 prill 2026, rreth 30 ditë pas publikimit zyrtar, dhe pritet të zbatohet për aplikimet e programit DV-2027.
Ndryshimi kryesor është detyrimi për pasaportë të vlefshme gjatë aplikimit. Aplikantët do të duhet të vendosin të dhënat e pasaportës së tyre dhe të ngarkojnë online një scan të faqes biografike dhe të faqes së nënshkrimit të pasaportës. Dokumenti duhet të jetë në format JPEG dhe me madhësi maksimale deri në 5 MB. Në rast se pasaporta është e skaduar ose nuk ngarkohet dokumenti, aplikimi do të refuzohet automatikisht.
Një tjetër risi është edhe vendosja e një tarife simbolike rreth 1 dollar për aplikim, e cila synon të ulë numrin e aplikimeve masive dhe abuzimet me sistemin.
Sipas United States Department of State, çdo vit zbulohen miliona aplikime mashtruese ose të dyfishta, shpesh të kryera nga palë të treta pa dijeninë e aplikantëve. Vetëm në një program janë identifikuar rreth 2.5 milion aplikime të dyfishta.
Autoritetet amerikane theksojnë se kërkesa për pasaportë dhe verifikim dokumentesh do të ndihmojë në identifikimin e saktë të aplikantëve, reduktimin e aplikimeve të dyfishta dhe luftimin e mashtrimeve nga agjenci apo rrjete kriminale.
Për personat që planifikojnë të aplikojnë për DV-2027, rekomandohet të kenë pasaportë të vlefshme, scan të dokumentit gati dhe të aplikojnë vetëm një herë, pasi aplikimet e dyfishta çojnë në skualifikim.
Mbi 2 mijë biznese të reja në shkurt 2026, rritje e aplikimeve në QKB!
Aktiviteti i regjistrimit të bizneseve dhe aplikimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit shkurt 2026......
Nis zbatimi i JURONIX/ Gogu: Rritet transparenca dhe aksesi i qytetarëve në drejtësi
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë dje në aktivitetin e organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për nisjen e fazës së zbatimit të projektit......
Si ndikuan projektet e infrastrukturës në çmimet e pronave? Zonat pranë projekteve të mëdha përfitojnë rritje nga 10- 20%
Tre projekte të mëdha infrastrukturore pritet të kenë ndikimin më të madh në tregun e pronave në Tirana gjatë pesë viteve të ardhshme: Unaza e Madhe e......
British Airways redukton shërbimin për Lindjen e Mesme - Operimi për në Abu Dhabi, i mbyllur deri në fund të vitit
Kompanitë ajrore vazhdojnë t’i përgjigjen konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme. British Airways ka njoftuar se po “redukton përkohësisht” shërbimet......
Analiza/ Çdo 1 euro e turizmit gjeneron deri 2.8 euro në ekonomi - “Turizmi përtej plazhit”, Pse çdo turist vlen më shumë se sa duket?
Turizmi në Shqipëri nuk është më vetëm çështje plazhesh të mbushura dhe hotelesh plot gjatë sezonit veror. Një analizë e fundit e publikuar nga ALTAX tregon......
Raporti/ Të rinjtë jetojnë nga paga në pagë - Kostoja e jetesës rrit pasigurinë financiare tek brezi i ri
Kostoja e jetesës vazhdon të jetë shqetësimi kryesor për të rinjtë në mbarë botën. Sipas raportit global “Gen Z and Millennial Survey 2025” të Deloitte, për......
Kina plan për rigjallërimin e ekonomisë me AI - “Përdorimit i inteligjencës artificiale përparësi e lartë politike”
Përpjekja e Kinës për të adoptuar inteligjencën artificiale do të krijojë vende të reja pune dhe do të nxisë ekonominë e dytë më të madhe në botë. Kështu......
Chevron dhe Shell mbyllin marrëveshjet e naftës në Venezuelë - Asambleja Kombëtare e Venezuelës miratoi reformë të ligjit të naftës.
Kompanitë kryesore ndërkombëtare të naftës Chevron dhe Shell po mbyllin marrëveshjet e para të mëdha të prodhimit të naftës me Venezuelën, pas kapjes së......


