Rregulla të reja për kujdesin social - Bashkitë marrin përgjegjësi për rastet emergjente

Më shumë shërbime në shtëpi dhe më pak varësi nga qendrat rezidenciale. Këto janë disa nga ndryshimet e parashikuara në projektligjin e ri për kujdesin social, të cilin Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e ka hedhur për konsultim publik.
Drafti zgjeron mbështetjen për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në nevojë. Kujdesi do të mund të ofrohet në banesë, përmes njësive lëvizëse, por edhe në distancë, me telefon ose platforma digjitale. Për familjarët që kujdesen çdo ditë për një person në nevojë parashikohet edhe mbështetje e përkohshme, për t’u lehtësuar barrën.
Rregulla më të forta vendosen për rastet emergjente. Kur jeta, shëndeti apo siguria e një personi është në rrezik, bashkia duhet të sigurojë mbrojtjen brenda 24 orëve. Nëse nuk e ka shërbimin e nevojshëm, duhet ta gjejë në një bashki tjetër dhe të vazhdojë ta ndjekë rastin.
Gjtihashtu, drafti I ri ndryshon edhe financimin. Fondet do të shpërndahen sipas numrit dhe nevojave të përfituesve, nivelit të vulnerabilitetit, largësisë së zonave dhe kostove reale. Për çdo shërbim do të përcaktohet një kosto reference, e cila do të përditësohet sipas indeksit të çmimeve.
Kategoritë që plotësojnë kriteret do t’i marrin shërbimet falas, ndërsa personat e tjerë mund të pranohen, nëse ka vende të lira, kundrejt një tarife të plotë ose të reduktuar, sipas mundësive ekonomike.
Projektligji parashikon gjithashtu reduktimin gradual të qendrave rezidenciale, shqyrtimin e ankesave brenda 30 ditëve dhe gjoba deri në 500 mijë lekë për ofruesit privatë që shkelin standardet. Megjithatë, relacioni nuk përllogarit faturën e reformës dhe as fondet shtesë që mund t’u nevojiten bashkive për përgjegjësitë e reja.
Trafiku ajror, Albcontrol: Patëm problem teknik, 90% e sistemeve u rikthyen në punë
Në orët e pasdites së sotme si pasojë e një defekti Teknik janë fikur sistemet e trafikut ajror shqiptar. Sipas njoftimit të Albcontrol, gjendja është kthyer......
Trafik rekord në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Rama: Më 17 gusht, u përpunuan 60,291 pasagjerë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës përgjatë muajit gusht ka përjetur pikun e trafikut që ka njohur ndonjëherë në histori. Shifrat i ka sjellë në vëmendjen e......
Milot-Fier, ku ka arritur projekti? - 114 km autostradë, segmentet në faza të ndryshme zbatimi
Miratimi i projektit të zbatimit për aksin Kashar-Lekaj dhe njoftimi se punimet do të nisin brenda këtij viti rikthen në vëmendje ecurinë e gjithë......
22 vatra zjarri në 24 orë, tre mbeten aktive – Ndërhyrje me forca tokësore dhe ajrore
Situata e zjarreve vijon të monitorohet në të gjithë vendin, me 22 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 3 vatra janë......
Profesionistët shqiptarë drejt BE-së - Projektligji i ri synon njohjen e kualifikimeve dhe lëvizjen e lirë
Profesionistët shqiptarë mund të kenë një rrugë më të qartë drejt ushtrimit të profesionit në vendet e Bashkimit Evropian. Ministria e Arsimit ka hedhur për......
Transporti, sipas standardeve të BE-së/ Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës
Shqipëria do të zbatojë standardet e reja evropiane për zhvillimin e rrjetit rrugor, hekurudhor, detar dhe ajror që është pjesë e rrjetit trans-evropian të......
Leku shton peshën në banka/ Kursimet në monedhën vendase u rriten më shpejt. Depozitat prekin 1.56 trilion lekë
Depozitat vijuan të rriten edhe gjatë muajit korrik, duke arritur në 1.563 trilion lekë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave u shtua......
“TARSIM”, çfarë parashikon skema turke e sigurimeve? - Shteti subvencionon deri në 67% të primit të sigurimit
Fermerët shqiptarë janë tërësisht të pambrojtur ndaj fenomeneve me rrezikshmëri natyrore, siç janë përmbytjet, breshëri, ngricat apo stuhitë, për shkak se......

