Rregulla të reja për formalizimin e të ardhurave online - Mata: Duhet një dallim në ligj, jo të gjithë influencuesit të hapin NIPT

Ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore përcaktojnë tashmë mënyrën se si do të kontrollohet aktiviteti ekonomik online, që gjeneron të ardhura përmes rrjeteve sociale.
Sipas ligjit, veprimtaria ekonomiko-tregtare përfshin edhe aktivitetin e ushtruar nëpërmjet internetit. Personat fizikë, të vetëpunësuarit dhe subjektet që ushtrojnë aktivitet online janë të detyruar të publikojnë në faqen ose platformën ku operojnë të dhëna si numri i NIPT-it, emri i subjektit, adresa e selisë dhe numri i kontaktit.
Administrata tatimore do të identifikojë këta individë kryesisht përmes të ardhurave të depozituara në llogaritë e tyre bankare. Në rastet kur të dhënat ligjore nuk publikohen, tatimet do të dërgojnë një njoftim zyrtar, duke u lënë një afat prej 15 ditësh për formalizimin e aktivitetit.
Nëse edhe pas këtij afati nuk merren masa, administrata tatimore i kërkon Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare bllokimin e përkohshëm të faqes ose platformës përmes së cilës ushtrohet aktiviteti.
Por jo të gjithë e shohin ligjin si të drejtë për mënyrën e zbatimit të tij. Sipas influencueses Suada Mata një një intervistë në emisionin “Start” në tv Scan, theksoi se duhet bërë dallim mes atyre që e përdorin rrjetin social për qëllime personale dhe atyre që përfitojnë të ardhura përmes bashkëpunimeve komerciale.
“Unë mendoj që duhet të ketë një dallim në ligj. Nuk mendoj që duhet të tarifohen të gjithë personat që janë futur në rrjet për ta kthyer Instagramin në një mjet biznesi. Kjo është e lehtë e verifikueshme. Që nga momenti që ka bashkëpunime me brande të ndryshme, atëherë duhet të nisë edhe tarifimi, sepse jo të gjithë duhet të hapin NIPT.”
Ndërkohë, autoritetet tatimore theksojnë se synimi i ndryshimeve ligjore është formalizimi i të ardhurave dhe barazia fiskale mes bizneseve tradicionale dhe atyre që operojnë online.
Sigurimi, barrë financiare për shqiptarët? - Shihet si luks, jo domosdoshmëri. Rreth 92% e primeve vetëm për makinë, jetë dhe pronë
Sigurimi i makinës, jetës dhe më pas pronës, zë 92% të portofolit të sigurimeve në Shqipëri. Këto janë produktet e sigurimit më të zgjedhura nga......
Ftesa e Trump për Ramën në “Bordin e Paqes” - Spiropali: Vlerësim i lartë për rolin e ri që Shqipëria ka marrë ndër vite
Pak ditë më parë presidenti amerikan Donald Trump, përmes një letre për Kryeministrin Edi Rama, ka ftuar Republikën e Shqipërisë për t’iu bashkuar një......
Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? - Tatimet sqarojnë procedurën dhe afatet për paraqitjen e kërkesës
Fermerët do të përfitojnë kompensim të TVSH-së në masën 10 % për blerjen e imputeve. Por cila është procedura për ta përfituar atë përmes......
Në vitin 2025 shitëm më pak se gjysmën e asaj që blemë/ Tregtia e jashtme, deficiti tregtar arriti vlerën 541 mld lekë
Viti 2025 është mbyllur me një ecuri problematike të tregtisë së jashtme shqiptare, ku rënia e eksporteve dhe zgjerimi i deficitit tregtar duket të jenë......
Biznesi përballë informalitetit - Anketa e Këshillit të Investimeve: Perceptimi vijon të mbetet i lartë
Referuar të dhënave të anketës më të fundit të Këshillit të Investimeve për vitin 2025, perceptimi i informalitetit në vend vijon të mbetet i lartë dhe i......
Indeksi i kostos së jetesës, ku renditet Shqipëria? Vendi paraqitet në nivele mesatare në rang global
Kostoja e jetesës mbetet një nga indikatorët më të rëndësishëm për të matur nivelin real të mirëqenies dhe mundësitë ekonomike të qytetarëve në vende të......
“Një luftë tregtare nuk i shërben askujt” - Deklarata e Starmer: Duhet të ruhet qetësia për Groenlandën
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka mbajtur një fjalim nga Downing Street, pas kërcënimeve të bëra gjatë fundjavës nga, Donald Trump.......
98 mln euro për korridorin VIII/ Elbasan-Qafë Thanë dhe Elbasan-Rrogozhinë, 27% e fondeve të ARRSH për 2025
Ndërtimi i korridorit VIII është një prej projekteve më të financuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave nga Open Spending......


