Rregulla të reja për dhënien me qira të zonave të gjuetisë - Kontratat afat 5 vjeçar, bashkia përcakton fituesin përmes një sistemi pikëzimi

Qeveria ka përcaktuar rregulla dhe kritere të reja për dhënien me qira të zonave të gjuetisë në Shqipëri.
Projektvendimi për “përcaktimin e dokumentacionit, afateve dhe procedurës së konkurrimit për dhënien me qira të zonës së gjuetisë, mbarështimit dhe ripopullimit”, i hedhur për konsultim publik, synon të krijojë një kuadër të qartë, transparent dhe të zbatueshëm për dhënien me qira të zonave të gjuetisë, mbarështimit dhe ripopullimit, duke garantuar një menaxhim të qëndrueshëm të faunës së egër dhe përfshirjen e aktorëve lokalë.
Sipas dokumentit, ndër përparësitë kryesore të projektvendimit është vendosja e rregullave të standardizuara për konkurrimin publik, rritja e kontrollit institucional dhe formalizimi i aktivitetit të gjuetisë, duke kontribuar në mbrojtjen e biodiversitetit dhe në zhvillimin ekonomik lokal përmes përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Projektvendimi, trajton detyrimin e njësive të vetëqeverisjes vendore që, pas shpalljes së zonave për gjueti, mbarështim ose ripopullim, të fillojnë brenda një afati të caktuar procedurën për dhënien e tyre me qira nëpërmjet një procesi konkurrimi publik.
Po ashtu, dokumenti përcakton detyrimin e kryetarit të bashkisë për ngritjen me urdhër të një komisioni, i cili ngarkohet me ndjekjen dhe administrimin e procedurave të konkurrimit publik.
Drafti, jep rregullat për publikimin e shpalljes për dhënien me qira të zonave të gjuetisë, mbarështimit ose ripopullimit, afatet e publikimit, si dhe elementet e detyrueshme që duhet të përmbajë njoftimi për zhvillimin e procedurës së konkurrimit publik nga ana tjetër parashikon detyrimin e çdo subjekti pjesëmarrës për të paraqitur dokumentacionin që vërteton përmbushjen e kritereve ligjore për marrjen në përdorim të zonave përkatëse.
Kërkesa për pjesëmarrje në konkurrim, përfshin të dhënat e subjektit, ofertën financiare dhe dokumentacionin shoqërues, si dhe kategorinë e zonës për të cilën aplikohet.
Mënyra e vlerësimit të ofertave bëhet nga një komisioni i posaçëm përmes sistemit të pikëzimit dhe kryetari i bashkisë vendos dhe shpall fitues subjektin me pikët më të larta, për lidhjen e kontratës së qirasë pas përfundimit të procesit të vlerësimit.
Pas përfundimit të procedurave, bashkia shpall publikisht fituesin dhe lidh kontratën e qirasë me afat 5-vjeçar, jo më vonë se fillimi i sezonit të gjuetisë dhe vlera e qirasë nuk mund të jetë më e ulët se vlera fillestare e përcaktuar.
“Bashkim Evropian, garanci për Shqipërinë” - Dita e Evropës, Rama dhe Gonzato vënë theksin tek reformat
Shqipëria është më pranë Bashkimit Evropian përmes reformave që po ndërmerr dhe zbatimit të tyre. Në Ditën e Evropës, Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio......
Diversiteti fetar në botë/ Ku qëndron Shqipëria në hartën globale të besimeve?
Diversiteti fetar në botë paraqet një tablo shumë të larmishme, që varion nga shoqëri ku bashkëjetojnë në mënyrë të balancuar disa besime, deri tek vende ku......
Ushqimet mbeten të shtrenjta/ Peshku dhe mishi me rritjen më të fortë të çmimeve
Tensionet në Lindjen e Mesme kanë nisur të reflektohen edhe në tregun shqiptar, kryesisht përmes rritjes së kostove të transportit, duke mbajtur të larta......
Franca asiston Shqipërinë për rikuperimin dhe administrimin e aseteve të krimit të organizuar
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) zhvilloi një takim pune me përfaqësues të AGRASC, Agjencisë Franceze për......
IIntensifikohet bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe ARRSH-së për rritjen e sigurisë rrugore
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike dhe......
Bordi i Transparencës rrit çmimet e karburanteve, nafta shkon në 197 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të premte çmimet e reja të karburanteve në tregun vendas, duke reflektuar një rritje të lehtë të tyre krahasuar me......
DPSHTRR heq nga qarkullimi 2000 automjete të vjetra - Në periudhën janar-prill, u kryen 126 mijë kontrolle teknike të mjeteve
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat e kontrollit teknik të mjeteve që iu nënshtruan testimeve pranë Qendrave......
Shqipëria dhe BE, nga negociatat te pesha në ekonomi/ Ndërsa punimet për anëtarësim vijojnë, Unioni mbetet partneri më i rëndësishëm
Nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Komunitetin Europian në vitin 1991, te hapja e negociatave të anëtarësimit dhe procesi i kapitujve negociues,......


