Shqipëria Postuar më 21 Prill 2025, 11:27

“Roli i gruas në shoqëri po rritet” - Shqipëria 2030, Rama: Kemi më shumë sipërmarrëse femra

Nga Hamit Yzeiraj

“Roli i gruas në shoqëri po rritet” - Shqipëria 2030,

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një takim me gratë në qytetin e Kavajës theksoi se roli i gruas në shoqëri po vazhdohet të fuqizohet, çka pasqyrohet kudo. Sipas kreut socialist, në programin “Shqipëria 2030” një rol të rëndësishëm kanë vajzat dhe gratë e reja.

“Kemi krijuar shembuj të rinj. Futëm në risi bashkëdrejtimin e organizatave, kemi mbi 95 përqind të organizatave që kanë bashkëkryetarë. Kemi sot në skuadrën tonë për Shqipërinë 2030, 71 gra dhe vajza; në listat e mbyllura kemi 52 përqind gra dhe vajza. Këtu nuk ka gjë më të bukur sesa gratë dhe vajzat që do luftojnë për burra që janë kandidatë. Këtu në Kavajë ka ndodhur diçka shumë domethënëse. Ne kemi sjellë këtu për këtë zonë 4 deputetë, nga të cilët, 2 janë gra,” u shpreh kryeministri Rama.

Jo vetëm në rendin politik, por edhe në rolin e sipërmarrësit. Sipas kryeministrit Rama, numri i grave që merren me sipërmarrje është rritur ndjeshëm dhe duhet të vazhdojë të rritet.

“Gratë në sipërmarrje, në drejtim të sipërmarrjes kanë arritur në 30%, që është një shifër fantastike dhe duhet të shtrihet shumë më thellë në shoqëri për të garantuar çlirimin dhe barazinë mes gjinive dhe në çdo familje,” tregon ndër të tjera kryeministri Rama.

Gjithashtu, kryeministri Rama, në të tjera, tregoi se trajtimi jo i barabartë i grave ka rënë, por që nuk është ende në nivele të kënaqshme dhe që duhet të ulet akoma më shumë.

Sondazh

Poll
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat