Robert Francis Prévost është Papa i ri, i pari amerikan
Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri dhe ka marrë emrin Leoni XIV. Ai është Papa i 267-të në historinë e Kishës, i pari amerikan me origjinë italiane, franceze dhe spanjolle, i lindur në Çikago.
133 kardinalët e kanë zgjedhur atë si pasardhësin e Papa Françeskut në votimin e katërt. Tymnaja e parë e ditës, rreth orës 11:50, ishte sërish e zezë. Ndërsa në orën 18:08 u ngrit tymnaja e bardhë.
Entuziazëm i madh në Sheshin e Shën Pjetrit, ku qindra mijëra besimtarë të emocionuar shoqëruan momentin me duartrokitje dhe kambana festive. Shpallja “Habemus Papam” u bë në orën 19:13 nga Lozha e Bazilikës së Shën Pjetrit.
Konsiderohet si lider me eksperiencë të madhe që ka kaluar të gjithë karrierën në Amerikën Latine dhe ka shërbyer në zyrën e Vatikanit. Pritet të jetë vazhdues i reformave të nisura nga Papa Françesku.
Ka shërbyer për dy dekada në Peru.
“E konsideroj veten si misionar. Thirrja ime është si ajo e çdo krishterit, të jem misionar, ta shpall Ungjillin kudo që të jesh”, u shpreh ai në një intervistë të fundit për Vatikan News.
Sondazh

Tym i bardhë në Vatikan! - Zgjidhet Papa i ri
Tym i bardhë po del nga oxhaku i Kapelës Sistine, duke sinjalizuar se një Papë është zgjedhur për të udhëhequr Kishën Katolike. Kjo do të thotë që fituesi......

SHBA-Britani, pranë marrëveshjes tregtare - Trump-Starmer përshpejtojnë bisedimet për uljen e tarifave
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë kornizën e një marrëveshjeje tregtare me Mbretërinë e Bashkuar, sipas dy personave të njohur me çështjen,......

Grekët punojnë më shumë, paguhen më pak - Gjysma e punonjësve nuk kompensohen për orët shtesë
Orët totale të punës përbëjnë deri tani “thembrën e Akilit” të punonjësit grek, i cili punon më shumë orë sesa detyrimi i tij kontraktual, pa pagesë......

BE konfirmon ritmin e shpejtuar të anëtarësimit të Shqipërisë: Hapen negociatat për kapitujt e Grupimit 3!
Këshilli i Bashkimit Europian miratoi dje qëndrimin e përbashkët të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të rinj të......

Spanjollët do të punojnë më pak orë në javë - Qeveria miraton projektligjin për të shkurtuar javën e punës
Spanja së shpejti mund të realizojë një javë më të shkurtër pune, me punonjësit që do të gëzojnë 2.5 orë më shumë pushim. Qeveria spanjolle miratoi një......

Sulmet kibernetike, 21 tentativa në 3 muaj - Cilët janë sektorët më të kërcënuar? Ai financiar, më pak i prekuri
Në tremujorin e parë të vitit, transporti ka qenë sektori me më tepër tentativa për sulme kibernetike. Sipas Autoritetit Kombëtar për Sigurisë Kibernetike......

Të dhënat personale, cilat janë detyrimet e bizneseve? - Dervishi: Merrni masa të zbatoni ligjin e ri. Risi, detyrimi për fshirje
Bizneset kanë detyrim të zbatojnë ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të garantojnë klientët e tyre se këto të dhëna nuk do të shpërdorohen.......

Rama jep lajmin: "Air Kosova" së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit
Kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti në Kukës do të nisë fluturimet kompania e re ajrore “Air Kosova”. “Për ata që thonë se ky është fluturim “fake”......