Rivlerësimi në 60 bashki, i detyruar me ekspertë privatë - Përjashtohet Tirana, Eksperti Çanaj: Do të rriten kostot për qytetarët

Në 60 bashkitë e Shqipërisë rivlerësimi do të bëhet me ekspertë privatë dhe vlerën e tregut, ndërsa në Tiranë, qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin ta bëjnë me çmime reference përmes ASHK-së apo privatisht.
Petrit Malaj, Ministër i Financave:
“Procesi i rivlerësimit tashmë është i hapur. Udhëzimi ka dalë dhe është publikuar të hënën në Fletoren Zyrtare. Është një proces që mund të vijojë normalisht si në Tiranë ashtu edhe në pjesën tjetër të vendit. Jemi në diskutim sa i përket çmimeve të reja të referencës për zonat jashtë Tiranës, pasi nga kontrollet e fundit të autoriteteve tatimore në zyrat imobiliare në Tiranë dhe më gjerë janë evidentuar diferenca mes çmimeve të regjistruara pranë ASHK-së dhe atyre që rezultojnë në sistemet e këtyre zyrave”.
Por çfarë do të thotë kjo për qytetarët? Ekspertët e pasurive të paluajtshme theksojnë se detyrimi për të bërë rivlerësim përmes një eksperti privat dhe me vlerë tregu në të gjithë territorin përveç Tiranës, do të rrisë ndjeshëm kostot për qytetarët.
Elton Çanaj, Ekspert i pasurive te paluajtshme:
“Duhet të pasqyrohet edhe në udhëzim. Kostot e qytetarëve do të rriten sepse nuk është e qartë se me çfarë çmimi do të kryhen aktekspertimet. Një vlerësues privat do ta zgjedhë qytetari. Parashikohet të ketë sërish një ngërç. Vetëm eksperti privat do të kushtojë mesatarisht 25-30 mijë lekë për një raport, por do të ketë edhe kosto më të larta të tatim fitimit."
Sipas ekspertit, pavarësisht se udhëzimi ke hyrë në fuqi, do të duhen 2-3 muaj që të ndjehen efektet në treg.
“Do të duhen 2-3 muaj që të lirohet tregu i shit-blerjeve të pasurive të paluajtshme pasi orientimi që rivlerësimi të bëhet me vlerën e tregut mund të sjellë vonesë. Janë 6-7 mijë kontrata pezull”.
Afati i aplikimit për rivlerësimin e pasurive do të jenë të 31 dhjetori 2026.
Grevat “paralizojnë” transportin në Gjermani - Pritet rikthimi i shërbimeve të dielën në mëngjes
Autobusët dhe tramvajët e transportit publik kanë nisur një grevë në pothuajse të gjitha shtetet federale gjermane që në orët e para të mëngjesit, pasi......
Sa kushton një banesë në metropolet europiane? Çmimet e pronave në Shqipëri ende “okazion” krahasuar me Europën
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijon të mbetet ndër më konkurruesit në Europë sa i përket çmimeve, edhe pse vitet e fundit është përballur me......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke humbur sërish pikë këtë mëngjes në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 81.1 lekë dhe......
BEI angazhoi 882 milionë euro për Ballkanin Perëndimor - Në 2025-ën, financime për transportin, sigurinë energjetike, digjitalizimin
Në vitin 2025, grupi i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) vijoi mbështetjen financiare në Ballkanin Perëndimor, në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin......
1,500 kuota shtesë për kredi të buta në Tiranë - Programi, në mbështetje të familjeve dhe çifteve të reja pa banesë
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar 1,500 kuota shtesë për skemën e kredisë së butë, si mbështetje për familjet dhe çiftet e reja që dëshirojnë të blejnë......
Amerikanët po largohen nga vendi në numër rekord - Një mundësi për jetesë më të qetë dhe me më shumë të ardhura
Numri i njerëzve që u larguan nga SHBA-të vitin e kaluar e tejkaloi numrin e atyre që erdhën, dhe kjo pabarazi nuk është vetëm për shkak të masave të ashpra......
Gjermania po plaket më shpejt - Më pak lindje për shkak të problemeve ekonomike dhe pasigurisë globale
Çdo grua në Gjermani lind 1.35 fëmijë. Kjo është larg shifrës statistikore prej 2.1 të nevojshme për të ruajtur popullsinë, sipas llogaritjeve nga Zyra......
Evropa, lider global në duhanpirje - Raporti i OBSH: 4 milionë adoleshentë përdorin këto produkte
Rajoni evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që përfshin 53 vende në Evropë dhe Azinë Qendrore, parashikohet të mbetet konsumatori më i madh i......


