Rivlerësimi i pronave dhe çmimet e reja të referencës, Ministri i Financave, Malaj: Brenda 2025 e mbyllim të gjithë procesin
Pas muajit Mars pritet të nisë diskutimi me grupet e interesit për çmimet e reja të referencës së pronave, mbi bazën e të cilëve më pas do të zhvillohet edhe procesi i rivlerësimit të tyre. Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave Petrit Malaj në emisionin DATAROOM në SCAN, me gazetarin Kreshnik Kuçaj.
Ministri tha se duke filluar nga 1 janari i vitit 2026, të gjithë qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që t’i kenë pronat të rivlerësuara me çmimet reale të tregut.
“Është e vërtetë, vitin e kaluar pati një iniciativë dhe një nismë për të bërë një rivlerësim të pronave, me një normë të reduktuar. Ministria e Financave gjykon që përpara sesa të vijojë me këtë proces, do duhej që të ripërcaktoheshim çmimet e referencës së pronave për të gjithë territorin shqiptar, përveç Tiranës e cila e ka të azhornuar përsa i përket çmimeve të referencës.
Është një proces që ne mendojmë që duhet të shkojnë paralelisht me njëri-tjetrin, në mënyrë që t’u japim mundësi të gjithë qytetarëve shqiptarë, në të gjithë Republikën e Shqipërisë, që të kenë mundësi të bëjnë rivlerësimin e pronës në vlerën e tregut dhe paralelisht të paguajnë një normë të reduktuar tatimore për vlerën që do t’u rivlerësohet prona.
Nëse do të bënim njërin proces, dhe pastaj do të bënim procesin tjetër më mbrapa, do t’i binte që këta që bënin rivlerësimin e pronave pas procesit të parë, do duhet të paguanin 15%, në vend të normës së reduktuar që përcaktohet nga Ministria e Financave.
Ne po vijojmë me grupet e punës. Kemi një draft paraprak përsa i përket çmimeve të referencës për pronat në të gjithë territorin e Shqipërisë. Është duke u punuar nga grupi i punës. Ne besojmë se deri nga fundi i marsit 2025 do të kemi një raport të plotë, do të vijohet me konsultime me grupet e interesit përsa i përket çmimeve që do të përcaktohen nga ky grup pune.
Më pas do të vijohet me miratimin e paketës ligjore në mënyrë që të hedhim të dyja nismat paralelisht në zbatim. Ne mendojmë që brenda vitit 2025 do ta mbyllim të gjithë procesin në mënyrë që duke filluar nga 1 janari 2026, të gjithë qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që t’i kenë pronat e rivlerësuara me çmimet aktuale të tregut” tha Malaj.
Sondazh

Galeria GOCAT sjell Mesdheun në Tiranë-Mane: Misioni i Fondacionit MANE, promovimi i artit dhe kulturës
“Mediterranea- Vizionet e një deti të lashtë dhe kompleks” është ekspozita e radhës që u hap këtë të mërkurë në Galerinë GOCAT. Përmes imazheve të marra nga......

Si po ndryshojnë aleancat globale? - BE synon të forcojë partneritetin me Indinë, pas tensioneve me Trump
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nisi vizitën e saj dyditore në Indi, e shoqëruar nga të gjithë drejtuesit më të lartë të degës......

Shqipëri-Suedi: Projekte të përbashkëta bashkëpunimi në fushën e administrimit tatimor
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Stokholm, në selinë qendrore të Administratës Tatimore suedeze me ftesë të......

Rruga e re në zonën e Lundrës/ Rama: Transformimi urban vijon, lehtësim i aksesit në zonat e banuara
Transformimi urban i zonave të ndryshme të vendit ka përfshirë si infrastrukturën e rrugëve kryesore, sikurse pjesa juglindore që lidh zonën e Lundrës,......

“Mandarinat me pesticide janë groposur” - Gjeçi: Kemi denoncuar mosndjekjen e procedurës
Tre persona janë arrestuar në Berat, pasi sipas Prokurorisë së këtij qyteti dyshohet se kanë shitur në tregun shqiptar 10 ton mandarina me pesticide që ishin......

Të gjithë kundër çelikut kinez - Tarifat e Trump detyrojnë shumë shtete të marrin masa kundër Pekinit
Industria gjigante e çelikut në Kinë po përballet me presion në rritje mbi eksportet këtë vit, teksa afrohet një valë tjetër tensionesh tregtare nga tarifat......

Garantim integritetit të procesit zgjedhor - Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe KQZ, protokoll koordinimi
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi firmosën një Protokoll......

“Forcat e Armatosura kërkojnë 350 marinarë” - Kolonel Nebiaj: Është rritur interesi nga të rinjtë. Ofrohet punësim edhe për IA
Që prej datës 19 shkurt janë hapur aplikimet për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Akademia Ushtarake ishte pjesëmarrëse në......