Rivitalizim urban në qytetin e Vlorës - FSHZH, investim 150 mln lekë për infrastrukturën

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për investime për infrastrukturën e tregjeve, hapësirave tregtare, multifunksionale, rrugë tregtare në zona model zhvillimi, në Vlorë. Fondi limit i përllogaritur është 150 milionë e 788 mijë lekë.
Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, programi i ndërhyrjeve është strukturuar në dy fusha kryesore: rivitalizimin urban të zonës dhe ndërhyrjet restauruese në fasada. Me anë të këtij investimi synohet funksionalitet i hapësirave urbane, duke ruajtur dhe promovuar identitetin historik e arkitektonik të zonës.
Gjithashtu, parashikohet unifikimi i shtrimeve dhe trotuareve; krijimi i një vazhdimësie vizuale dhe funksionale që lehtëson qarkullimin e këmbësorëve dhe përmirëson pamjen urbane. Po kështu, sigurimi i hapësirave të relaksit dhe të takimit për komunitetin, duke rritur cilësinë e jetesës, kjo nëpërmjet instalimit të elementëve si stolat, ndriçimi që e bëjnë hapësirën më të aksesueshme dhe të këndshme. Po kështu do të përfshihet koncepti i infrastrukturës së gjelbër, për një zhvillim të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj natyrës.
Në kuadër të projektit janë identifikuar objekte me vlerë historike, arkitektonike dhe kulturore, të cilat do të restaurohen dhe integrohen në mënyrë funksionale në hapësirën urbane. Restaurimi synon të ruajë karakterin dhe autenticitetin e këtyre objekteve, duke përdorur metoda konservimi që respektojnë stilin origjinal. Ndërhyrjet do të përqendrohen në përmirësimin strukturor dhe estetik të objekteve, duke garantuar adaptimin e tyre për përdorim bashkëkohor, pa humbur vlerat historike. Kjo qasje kontribuon në ruajtjen e identitetit urban dhe promovimin e trashëgimisë kulturore brenda zonës së rivitalizuar. Mungesa e standardizimit të elementeve arkitektonike, si dritaret, ballkonet dhe dyert, të zëvendësuara në mënyrë të pakoordinuar, krijon një kaos vizual që dëmton imazhin urban, prandaj do të realizohen ndërhyrje restauruese në fasada, për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike.
Në kuadër të këtij projekti, një ndër ndërhyrjet kryesore do të realizohet në zonën që shtrihet mes rrjetit tregtar dhe blloqeve rezidenciale, duke e bërë një nyje të rëndësishme për lidhjen funksionale dhe vizuale të të gjithë territorit, e cila aktualisht paraqitet e degraduar dhe me infrastrukturë të dobët.
Projekti parashikon rikualifikimin e hapësirës publike përmes organizimit të gjelbërimit; mobilimi urban si: ndriçues, stola, kosha dhe mbulesa hijëzuese. Po ashtu, pritet të përmirësohet aksesibiliteti për këmbësorët dhe të krijohet një identitet i ri estetik për zonën. Kjo pjesë e qytetit do të fitojë një funksion të ri, duke u transformuar në një hapësirë sociale aktive, të qëndrueshme dhe të sigurt, e cila promovon përfshirjen sociale dhe përmirëson cilësinë e jetës për banorët e vizitorët.
12 mln vizita dhe 44 milionë transaksione në e-Albania/ Aplikimet për pasaportë dhe certifikatat elektronike, më të kërkuarat
Platforma qeveritare e-Albania po shënon shifra rekord në përdorim, duke konfirmuar se qytetarët shqiptarë po i drejtohen gjithnjë e më shumë shërbimeve......
Faturat e qirave, barrë për konsumatorët/ Udhëheqin rritjen e çmimeve në tetor. Inflacioni vlerësohet në 2.3%
Në muajin tetor 2025, Indeksi i Çmimeve të Konsumit arriti në 120,3, krahasuar me bazën e dhjetorit 2020. Sipas të dhënave zyrtare, inflacioni vjetor u......
Suficiti tregtar i Gjermanisë, në rënie të lirë - Arrin nivelin më të ulët që nga tetori i vitit të kaluar
Teprica tregtare e Gjermanisë u tkurr më tej në shtator, duke arritur në nivelin më të ulët që nga tetori 2024, pasi rritja më e fortë se sa pritej e......
Avionë zjarrfikës, armatim, infrastrukturë dhe teknologji - Ministria e Mbrojtjes rrit kapacitetet, 59 mld lekë investime në vitin 2026
Me një buxhet total prej rreth 59 miliardë lekësh, Ministria e Mbrojtjes pritet të kryejë një sërë investimesh të rëndësishme për vitin 2026. Në forcat......
“Pensionet, të promovohet shtylla e dytë dhe e tretë” - Minxhozi: Banka e Shqipërisë rekomandon rishikimin e parametrave të skemës
Në kushtet kur deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vijon të jetë një barrë e konsiderueshme për buxhetin e shtetit, Banka e Shqipërisë......
Çfarë parashikon projektbuxheti për përmbytjet? - 2.7 miliardë lekë për projektet e mbrojtjes nga lumenjtë dhe argjinaturave
Investimet për infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytja parashikohen deri në 2.7 miliard lekë deri në vitin 2028, por cilët do të jenë projektet që do të......
Rritje pagash për punonjësit e OSHEE - Rama: Shtesa me 3 kategori. Balluku: “OSHEE Charge”, çmime konkurruese për makinat elektrike
Rritje e pagave për punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit ku u......
Ndotësit më të mëdhenj “shmangin” COP30 - Liderët e SHBA-së, Kinës dhe Indisë nuk do të jenë pjesë e samitit
Ndërsa liderët evropianë mblidhen në samitin e COP30 për të diskutuar mbi reduktimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike, ndotësit më të mëdhenj të botës nuk......





