Ristrukturohet Inspektorati Shtetëror i Punës - Krijohet institucion i ri me pesë drejtori rajonale

Qeveria ka miratuar krijimin e inspektoratit Qendror të Punës, i cili do të zëvendësojë Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Institucioni i ri do të jetë person juridik publik, buxhetor, me seli në Tiranë dhe në varësi të ministrit përgjegjës për punën. Financimi do të sigurohet nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme.
Inspektorati Qendror i Punës, do të ketë si mision garantimin e respektimit të legjislacionit të punës përmes kontrolleve, këshillimit, parandalimit të shkeljeve dhe vendosjes së snaksioneve. Kontrollet do të përqëndrohen te kushtet e punës, kohëzgjatja e orarit, pagat, sigurimet, higjiena dhe mirëqënia në vendin e punës, si dhe të punësimi i fëmijëve, të miturve dhe grave.
Institucioni do të organizohet në dy nivele, në nivel qëndror përmes drejtorisë qendrore, dhe rajonale përmes 5 drejtorive respektive. Sipas vendimit, drejtoria e Tiranës do të mbulojë vetëm këtë qark, ndërsa drejtoria e Durrësit do të mbulojë edhe Dibrën, ajo e Vlorës do të ketë nën juridiksion qarqet Vlorë, Fier, Gjirokastër. Drejtoria e Korçës do të mbulojë Elbasanin dhe Beratin, ndërsa drejtoria e Shkodrës do të përfshijë Lezhën dhe Kukësin.
Procedurat për riorganizimin e institucionit duhet të përfundojnë brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e vendimit. Deri në funksionimin e plotë të strukturës së re, inspketorati aktual do të vijojë veprimtarinë sipas organizimit ekzistues.
Përfundon afati për gjobat dhe kamatëvonesat - Tatimet: Masat e tjera lehtësuese vijojnë deri në dhjetor 2026
30 Qershori ishte afati i fundit për tatimpaguesit që kërkonin të përfitonin nga masat më lehtësuese të parashikuara në ligjin për faljen e detyrimeve......
Shqipëria përfiton 6 milionë euro, forcim i konkurrueshmërisë - CBAM, mundësi drejt tregut të BE-së për industrinë shqiptare
Shqipëria pritet të përfitojë rreth 6 milionë euro, fonde që mund të mbështesin procesin e përshtatjes së industrisë, investimet në teknologji të gjelbra dhe......
Në vitin 2025 u regjistruan më pak vdekje se një vit më parë/ Mbi gjysma e tyre shkaktohen nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut
Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut vijojnë të mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Gjatë vitit 2025, ato përbënin 52.9% të të gjitha......
Meshkujt blejnë më shumë filma, femrat bileta koncertesh/ Mbi një e treta e përdoruesëve të internetit, bileta online për evente kulturore
Përdorimi i internetit për blerjen e mallrave dhe shërbimeve kulturore mbetet në rritje, me biletat për aktivitete kulturore dhe sportive në krye të......
Kush punon më shumë në Shqipëri? Eurostat: Punojmë gati 6.7 orë më shumë se europianët. Prodhimi e ndërtimi “rekord”
Tregu i punës në Shqipëri po shfaq shenja të zbutjes së ngarkesës javore, por sërish mbetemi ndër popujt që kalojnë më shumë kohë në zyra, fabrika e kantiere......
Shpërblimi i pensionistëve kalon në llogari në korrik, ja të gjitha kategoritë përfituese
Bazuar në vendimin e qeverisë për bonusin e pensionistëve, janë 11 kategori përfituese të tij. Në vendimin e zbardhur në mbrëmje thuhet se përfitues janë:......
Nga bonusi i pensionistëve tek projektbuxheti 2027-29, dalin vendimet e miratuara në mbledhjen e qeverisë
Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar Vendimet dhe Projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 30 qershor 2026. Sipas AMI Këshilli......
Rriten pensionet, qeveria akordon 5 mijë lekë si bonus të verës, 777 mijë përfitues
Rreth 777 mijë pensionistë do të marrin bonus prej 5 mijë lekësh. Vendimi është miratuar në qeveri këtë të martë dhe kostoja në buxhet parashikohet 3.7......



