Risia e OSHEE: Nga 1 tetori faturat e energjisë do të paguhen edhe me kartë pranë pikave të shërbimit!
Duke filluar nga 1 tetori, qytetarët mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike edhe me kartë bankare në pikat e shërbimit të OSHEE Group.
Projekti pilot është implementuar fillimisht në Tiranë, ku sportelet janë pajisur me aparate POS që pranojnë kartat e çdo banke, pa asnjë kosto shtesë për abonentët.
Ky shërbim vjen si pjesë e procesit të digjitalizimit dhe synon ta bëjë pagesën më të shpejtë, më të sigurt dhe më të lehtë për qytetarët.
Përmes pagesave me kartë qytetarët përfitojnë shërbim të shpejtë dhe komod pasi transaksionet kryhen menjëherë.
Pagesat e faturave të energjisë elektrike përmes kartës ofrojnë siguri më të lartë duke shmangyur mbajtjen e shumave të mëdha në dorë.
Përvec pagesave me kartë, klientët e OSHEE mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike edhe fizikisht në sportelet tona, përmes platformës e-albania, apo kanalet alternative si Posta Shqiptare, pikat e transferimit të parave, si dhe bankat e nivelit të dytë.
Këto kanale u japin qytetarëve fleksibilitet dhe mundësi zgjedhjeje sipas nevojave të tyre.
Gjithashtu, faturat e energjisë elektrike mund t’i paguani dhe përmes platformave tona digjitale, aplikacionit të OSHEE dhe faqes zyrtare www.oshee.al.
Shërbimet digjitale ofrojnë mundësi për pagesa online, të shpejta dhe të sigurta, 24 orë në ditë.
Këto opsione janë veçanërisht të përshtatshme për ata që duan të shmangin sportelet dhe të menaxhojnë pagesat në distancë.
OSHEE Group planifikon që pas Tiranës, projekti i pagesave me kartë të zgjerohet edhe në qytete të tjera të vendit. Synimi është modernizimi i vazhdueshëm i shërbimeve, lehtësimi i procedurave për qytetarët dhe përshtatja me trendet e reja të digjitalizimit.

Menaxhimi i mbetjeve, debate te Ligjet - Do ngrihet operator qendror, bashkive iu mbetet grumbullimi. Tërhiqet importi i plehrave
Mes debatesh ndërmjet deputetëve të maxhorancës dhe opozitës, Komisioni i Ligjeve ka nisur diskutimin e pr.ligjit “Për menaxhimin e integruar të......

Treni Durrës-Rrogozhinë “vjen” në 2028 - Zv.ministrja Muçaj jep afatet për punimet dhe elektrifikimin e aksit 34 km
Rehabilitimi dhe elektrifikimi i hekurudhës Durrës – Rrogozhinë pritet të përfundojë në vitin 2028”. Afatet janë bërë me dije nga zv.ministrja e......

Tetori rozë, rëndësia e diagnostikimit të hershëm - Filipi: Mamografi falas në çdo qytet, ftesë për gratë mbi 50 vjeç
Tetori është i njohur si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ku vëmendja ndaj kësaj sëmundjeje shtohet dhe ndërmerren fushata të ndryshme për......

Sa kredi merrni nga institucionet jobanka? - Shtohet pesha e tyre në sistemin financiar. BSH: Rreth 39% e huasë, për bizneset
Përveç bankave, të cilat kanë pasur një performancë pozitive në gjysmën e parë të këtij viti, edhe sektori jobankar, i cili përbëhet nga institucionet......

Pesha ekonomike dhe elektorale e zgjedhjeve të pjesshme/ Gjashtë bashki, nga Tirana në Tepelenë, do të zgjedhin kryetarët e rinj
Presidenti i Republikës ka dekretuar datën 9 nëntor 2025 si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki të vendit:......

Cilat janë 5 shtetet kryesore që blejnë produkte shqiptare? - Kosova dhe Serbia kërkojnë më shumë “Made in Albania”
Produktet shqiptare kanë një hartë të gjerë të tregjeve botërore ku mund të gjenden, por kjo është në varësi të kërkesës specifike të secilit shtet, por edhe......

Sa të stresuar janë shqiptarët? Puna dhe problemet ekonomike ndër shqetësimet kryesore
Stresi është bërë një nga problemet më të mëdha të shoqërive moderne, i cili mund të vijë si pasojë e shumë faktorëve. Megjithatë, niveli i stresit nuk është......

Ndryshime në përbërjen e ministrive: Miriam Shyti, zv/ministre e Jashtme. Endrit Yzeiraj, zv/ministër i Financave
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në përbërjen e institucioneve. Kështu, Miriam Shyti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e......