Shqipëria Postuar më 31 Gusht 2026, 11:18

Rishikohen fondet e shëndetësisë - 39.3 miliardë lekë për spitalet. QSUT, me buxhetin më të lartë

Nga Fabjona Pasho

Rishikohen fondet e shëndetësisë - 39.3 miliardë lekë

Qeveria ka ndryshuar ndarjen e fondeve për shërbimin spitalor gjatë vitit 2026. Buxheti arrin në 39.3 miliardë lekë, ndërsa financimin më të madh e merr Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me mbi 13 miliardë lekë.

Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, buxheti I përgjithshëm për shërbimin spitalor arrin në rreth 39.3 miliardë lekë. Pjesën më të madhe e merr QSUT-ja, me 13.06 miliardë lekë, ose rreth një të tretën e të gjithë fondit.

Nga kjo shumë, mbi 7.2 miliardë lekë janë parashikuar për mallra dhe shërbime, ku përfshihen barna, materiale mjekësore dhe shpenzime të tjera të funksionimit. Rreth 4.1 miliardë lekë shkojnë për pagat, ndërsa mbi 1 miliard lekë lidhen me shërbimin laboratorik të ofruar përmes partneritetit publik-privat.

Pas QSUT-së, financimet më të larta janë parashikuar për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, me rreth 1.94 miliardë lekë, Spitalin e Shkodrës me 1.62 miliardë dhe spitalet e Elbasanit, Vlorës, Korçës e Fierit, me nga 1 deri në 1.3 miliardë lekë secili.

Veç buxheteve të spitaleve, 1.73 miliardë lekë janë planifikuar për paketat e shërbimeve shëndetësore, ndërsa 1.4 miliardë lekë do të përdoren për pagesat e shërbimeve PPP. Spitali memorial I Fierit financohet me rreth 1.05 miliardë lekë dhe Spitali I Durrësit me 1.73 miliardë.  

Në total, rreth 15.4 miliardë lekë shkojnë për pagat e personelit dhe 2.5 miliardë për sigurimet shoqërore e shëndetësore. Ndërkohë, për mallra dhe shërbime janë parashikuar afro 12.94 miliardë lekë.

Shqipëria 31 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur muajin gusht negativisht duke mos arritur të rikuperojë humbjen që pësoi përgjatë kësaj periudhe teksa është blerë sot me 79.3......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat