Shqipëria Postuar më 30 Prill 2025, 13:29

“Ringrihen” bonot 12-mujore - Yeldi mesatar i ponderuar arriti 2,78% në ankandin e fundit

Nga Elisabeta Dosku

“Ringrihen” bonot 12-mujore - Yeldi mesatar i ponderuar arriti 2,78%

Norma e interesit e bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një rritje tjetër. Në ankandin e fundit, yieldi mesatar i ponderuar arriti në 2,78%. Interesi për këtë instrument të borxhit ka qenë tepër I lartë, ku në ankand numri I kërkesave ka qenë 16 për një total prej 8,973 miliardë lekësh. Por, në përfundim u pranuan vetëm 14 kërkesa për shumën 8,673 miliardë lekësh.

Duket se bonot me afat maturimi 12-mujor kanë nisur rrugën drejt ringritjes, pas një periudhe të gjatë ku yeldi mesatar i ponderuar ra poshtë normës bazë të interest të Bankës së Shqipërisë. Kështu, yeldi mesatar I ponderuar njohu pikën më të ulët në ankandin e zhvilluar më 25 mars të këtij viti duke arritur në 2,7%.

Për të investuar në bono thesari dhe obligacione, qytetarët mund të marrin pjesë në mënyrë direkte në akandet e Bankës së Shqipërisë ose të investojnë në mënyrë indirekte përmes fondeve të investimeve, të pensioneve dhe institucioneve të tjera të autorizuara për investim në këto instrumente.

Gjatë vitit 2025 totali i emetimeve pritet të jetë rreth 356.40 mld lekë dhe instrumenti me emetime më të shpeshta dhe me shumë më të lartë pritet të jetë bono thesari 12-mujore.

Në fillim të këtij viti Shqipëria doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond 10-vjeçar me vlerë 650 milionë euro, kupon 4.75% dhe me normë interesi (yield) 5%.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat