“Rindërtimi i Ukrainës jo bamirësi, por strategji” Rama: Duhet një angazhim i fortë europian

Kryeministri Rama mori pjesë sot në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësuesve të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile nga mbarë bota.
“Jam i sigurt se kontributi më i mirë që prisni nga unë është një fjalë e shkurtër, këtë do të bëj. Besoj se koncepti i këtij takimi është shumë i thjeshtë: nëse rindërtimi pret derisa të bjerë plumbi i fundit, atëherë do të jetë tashmë tepër vonë. Dhe pikërisht për këtë arsye jemi sot këtu. Ndërkohë, Ukraina po rindërtohet, ndërsa njëkohësisht mbron veten. Ky është kuptimi i madh i kësaj konference. Shqipëria është këtu me një bindje shumë të thjeshtë: Ukraina duhet ta sigurojë paqen me të njëjtën vendosmëri me të cilën po mbron lirinë e saj. Nga ana tjetër, ne e shohim rindërtimin e Ukrainës dhe integrimin europian të Ballkanit Perëndimor si procese që përforcojnë njëri-tjetrin. Të dyja kanë të bëjnë me plotësimin e Europës, forcimin e qëndrueshmërisë së saj dhe uljen e cenueshmërive strategjike. Natyrisht, rindërtimi nuk është bamirësi, por strategji. Nuk bëhet fjalë vetëm për të riparuar atë që është shkatërruar, por për të ndërtuar një Ukrainë demokratike, europiane, moderne dhe të qëndrueshme, duke treguar se e gjithë Europa është e aftë ta bëjë këtë. Dhe, në përfundim të kësaj fjale të shkurtër, të cilën jam i bindur se do ta vlerësoni, Ukraina po rindërton guximin e Europës. Europa duhet të ndihmojë në rindërtimin e së ardhmes së Ukrainës.”
Konferenca synon të forcojë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën dhe të mobilizojë investime për rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.
Punimet e saj u fokusuan në sektorët më të prekur nga agresioni rus, përfshirë energjinë, infrastrukturën kritike dhe logjistikën, si dhe në forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes, të konsideruara thelbësore për procesin e rindërtimit.
Investim 13 milionë euro për modernizimin e rrjetit elektrik në Kamzë – Karakaci: Kanë përfunduar 40% e punimeve
Punimet për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik në Kamzë kanë arritur në 40% të realizimit, ndërsa investimi pritet të përmirësojë ndjeshëm sigurinë dhe......
Bashkitë trefishojnë të ardhurat nga taksat - Arkëtojnë 238 milionë euro në 5 muaj, tejkalohet plani mbi 100 %
61 bashkitë në Shqipëri kanë rritur ndjeshëm performancën në mbledhjen e të ardhurave gjatë këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave,......
Mbi 1.25 milionë udhëtarë fluturuan nga TIA në maj/ Wizz Air dhe Ryanair dominuan tregun ajror shqiptar
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka publikuar së fundmi statistikat mbi trafikun ajror gjatë muajit maj, duke treguar një rritje të aktivitetit të......
Mbi 1 milionë të huaj në Shqipëri gjatë majit/ Vizitorët nga jashtë u rritën me 15.9%, kryesojnë ata nga Europa Jugore
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, gjatë muajit maj në Republikën e Shqipërisë janë regjistruar mbi 1.88 milionë hyrje të shtetasve......
Austria kryeson investimet e huaja në Shqipëri - Me 60 milionë euro në fillim të 2026. Lë pas Italinë, Holandën dhe Turqinë
Austria, Italia, Holanda dhe Turqia janë vendet që sollën më shumë investime në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Të dhënat më të fundit nga......
Ndërtimet në zona të mbrojtura ujore, 300 mijë euro gjobë - Udhëzimi/ Shkeljet në sektorin e peshkimit, masat në raport me dëmin
Gjobat në sektorin e peshkimit do të vendosen në raport me dënim e shkaktuar. Sipas udhëzimit të fundit të Ministrisë së Bujqësisë, i botuar në Fletoren......
Sa këmbehen sot valutat kryesore? – Dobësohet Dollari amerikan. Paundi britanik fiton pikë
Dollari amerikan pas rritjes së vazhdueshme që regjistroi përgjatë kësaj jave ka pësuar një zbritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me......
Tregu i fitnesit drejt mbingopjes - Tërpo: Konkurrenca është shumë e lartë
Në çdo zonë të kryeqytetit, palestrat janë bërë pjesë e zakonshme e peizazhit urban. Nga qendrat e mëdha të fitnesit, te studiot e vogla në lagje, ofertat......



