Rinasi, mbi 1 mln pasagjerë vetëm në qershor - Shtohen lidhjet ajrore me Francën, Spanjën dhe Qipron
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po vazhdon trendin pozitiv, duke konfirmuar rritjen e qëndrueshme të trafikut ajror në Shqipëri. Vetëm gjatë muajit qershor 2025, TIA ka mirëpritur rreth 1.15 milionë pasagjerë, një rritje e ndjeshme krahasuar me muajin maj.
Gjatë së njëjtës periudhë janë kryer 6,830 fluturime, që kanë lidhur Tiranën me 103 destinacione në 31 shtete, përmes 27 linjave ajrore që operojnë në këtë aeroport.
Destinacionet më të kërkuara mbeten qytetet italiane dhe britanike, me Milanon, Londrën, Romën, Bolognën dhe Venecian që kryesojnë listën e preferencave të udhëtarëve.
Përveç rritjes së numrave, TIA ka shtuar edhe linja të reja direkte gjatë periudhës prill–qershor 2025, duke forcuar lidhjet me destinacione të reja europiane. Linjat e reja përfshijnë Nantes dhe Bordeaux në Francë, Larnaca në Qipro, si dhe Málaga dhe Malta.
Ndërkohë, aeroporti po përgatitet për fluksin e sezonit veror, ku pritet që shifrat të tejkalojnë edhe ato të vitit të kaluar. Me ardhjen e turistëve të huaj dhe udhëtimet e pushuesve shqiptarë jashtë vendit, TIA po renditet ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë të trafikut ajror në rajon në dy vitet e fundit.

Kosova, në “krah” të Shqipërisë/ Regjistrojmë rritjen më të madhe të eksporteve në gjashtë muajt e parë të vitit
Në Qershor të këtij viti, eksportet shqiptare kanë vijuar trendin pozitiv, duke arritur në 35 miliardë lekë, me një rritje prej 1.9% krahasuar me qershorin e......

Sa po shpenzon Shqipëria për mbrojtje? - Forcat e Luftimit “përthithin” 2.7 mld lekë
Përgjatë 4 muajve të parë të 2025 janë shpenzuar 8.2 miliardë lekë për mbrojtjen nga 52.7 miliardë lekë që planifikohen për t'u shpenzuar në total deri në......

Situata e zjarreve në vend gjatë 24-orwve të fundit/ MM: 17 vatra zjarri të raportuara, 4 ende aktive
Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën e zjarreve në vend duke bërë të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra zjarri, nga......

Pensionet e reja, përcaktohen koeficientët e indeksimit - 9.3% mbi bazën. Kush janë kategoritë që përfitojnë?
Qeveria ka miratuar vendimin, që përcakton koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023 për efekt të llogaritjes së pensioneve, dhe që do të......

Inspektoratet në “lupë”, Qeveria miraton reformën e re: Jo më inspektime surprizë, por vetëm me nivel risku të lartë!
Qeveria shqiptare ka miratuar një sërë vendimesh që prekin drejtpërdrejt organizimin dhe funksionimin e inspektorateve shtetërore, në kuadër të përpjekjeve......

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit - Singapori ruan vendin e parë në nivel global!
Singapori ruajti vendin e parë si qyteti më i shtrenjtë në nivel global për individët me pasuri të lartë neto (HNWI) për të tretin vit radhazi, sipas......

Tregu i smartphonëve, në krizë - Pasiguria e tarifave ndikon në rritjen globale
Rritja e dërgesave globale të smartphone-ve u ngadalësua në tremujorin e dytë ndërsa blerësit, të kujdesshëm ndaj pasigurisë ekonomike si pasojë e tarifave......

BE, 2 trilionë euro buxhet për 6 vite - Prioritete, mbrojtja inovacioni industrial dhe kalimi në energji të pastër
Komisioni Evropian propozoi një buxhet prej dy trilionë euro për periudhën 2028-2034. Projektbuxheti parashikon rritje të shpenzimeve në një mesatare prej......