Shqipëria Postuar më 26 Korrik 2026, 19:04

Rimbursimi nga DIVA, Tatimet publikojnë udhëzuesin për llogarinë bankare/ Informacion edhe për përfitimin e kompensimit me autofaturë për fermerët

Nga Scan TV

 


Vijon procesi i rimbursimit të tatimit të mbipaguar për individët që nga dorëzimi i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA 2025), rezultojnë me të drejtë për rimbursim.

Administrata Tatimore mjofton se ka rimbursuar 750 mijë euro për 4,535 individë, në kuadër të rimbursimit të tatimit të mbipaguar që rezulton nga DIVA 2025.
Gjithashtu, Administrata Tatimore njofton se procesi vijon normalisht edhe për individët e tjerë që përfitojnë rimbursim nga DIVA 2025. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se një pjesë e tyre nuk kanë plotësuar të dhënat e llogarisë bankare në sistemin e-Filing, duke pamundësuar përfundimin e procedurës së rimbursimit.
Nëse jeni përfitues, tatimet këtkojnë plotësimin sa më parë të të dhënave të llogarisë bankare në e-Filing, për të mundësuar kalimin e shumës që ju takon në llogarinë tuaj bankare. Për udhëzime mbi plotësimin e të dhënave,në dizpozicion është publikuar edhe linku i udhëzimit.

Gjithashtu, tatimet kanë publikuar edhe nje video për përfitimin e kompensimit për fermerët. Në të, udhëzohen mbi kushtet për të përfituar kompensimin përmes autofaturës, sa është norma e kompensimit, si të aplikoni dhe deri kur përfundon afati.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat