Shqipëria Postuar më 20 Nëntor 2025, 10:01

Rikuperon Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot me valutat e tjera?

Nga Edel Strazimiri

Rikuperon Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot me valutat e

Dollari amerikan ka regjistruar një rikuperim të vlerës nga dita e djeshme duke fituar pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 83.4 lekë dhe është shitur me 84.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq nuk duket të ketë pësuar lëvizje të konsiderueshme të kuotës mëngjesin e sotëm krahasuar me një ditë më parë duke u blerë me 96.3 lekë dhe duke u shitur me 97.1 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu edhe ajo nuk ka shënuar lëvizje të ndjeshme të vlerës këtë të enjte pasi në raport me ditën që lamë pas është blerë sot me 103.4 lekë dhe është shitur me 104.4 lekë.

Paundi britanik edhe ai nuk ka pasur luhatje të kuotës këtë mëngjes duke u  blerë sot në raport me ditën e mërkurë me 108.9 lekë dhe duke u shitur me 110 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat