Shqipëria Postuar më 17 Dhjetor 2025, 09:58

Rikuperojnë valutat kryesore – Forcohen Dollari e Franga

Nga Edel Strazimiri

Rikuperojnë valutat kryesore – Forcohen Dollari e Franga

Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të vlerës ditën e sotme duke rikuperuar pikë nga rënia e vazhdueshme që pati gjatë fillimit të kësaj jave teksa është blerë sot në raport me dje me 81.8 lekë dhe është shitur me 82.8 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane vijon edhe këtë të mërkurë të jetë e qëndrueshme duke mos pasur luhatje të ndjeshme të vlerës teksa është blerë sot me 96.1 lekë dhe është shitur me 96.8 lekë.

Franga zvicerane ka shënuar rritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot krahasuar me një ditë më parë me 102.5 lekë dhe duke u shitur me 103.5 lekë duke rikuperuar kështu pikë nga fillimi javës.

Paundi britanik sakaq me një lëvizje të lehtë të vlerës nga dita e djeshme është blerë sot me 109 lekë dhe është shitur me 110.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat