Shqipëria Postuar më 28 Maj 2025, 09:18

Rikuperojnë Dollari dhe Franga – Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Rikuperojnë Dollari dhe Franga – Sa këmbehen sot valutat

Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes duke rikuperuar pikë nga rënia e vazhdueshme që ka pësuar prej disa ditësh tashmë duke u blerë sot me 86.2 lekë dhe duke u shitur me 87.3 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane është blerë këtë të mërkurë me 97.8 lekë dhe është shitur me 98.5 lekë duke mos pasur lëvizje të ndjeshme që nga fillimi javës dhe nga dita e djeshme.

Franga zvicerane ka shënuar një rritje të kuotës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 103.9 lekë dhe është shitur me 105 lekë  referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik edhe pse me një lëvizje të lehtë të vlerës ditën e sotme nuk ka pësuar luhatje të konsiderueshme të kuotës nga dita e martë pasi vijon të blihet edhe këtë mëngjes me 116 lekë dhe të shitet me 117.2 lekë.

Mendimi juaj

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat