Shqipëria Postuar më 2 Dhjetor 2025, 09:26

Rikuperojnë Dollari dhe Euro - Sa këmbehen sot monedhat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Rikuperojnë Dollari dhe Euro - Sa këmbehen sot monedhat kryesore?

Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.8 lekë dhe duke u shitur me 84 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka pasur një mëngjes pozitiv duke shënuar një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 96.3 lekë dhe është shitur me 97 lekë në raport me dje.

Franga zvicerane sakaq nuk ka pasur luhatje të konsiderueshme të vlerës këtë të martë pasi është blerë sot në raport me ditën e djeshme me 102.8 lekë dhe është shitur me 103.6 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik gjithashtu nuk ka pasur ndryshime të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes pasi krahasuar me ditën që lamë pas është blerë sot me 109 lekë dhe është shitur me 110.3 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat