Rikualifikim urban në Ksamil - Investim rreth 75 mln lekë për rrugë, ndriçim dhe trotuare të reja

Bashkia Sarandë ka shpallur hapjen e garës për ndërtim trotuare, rikualifikim i rrethimeve anësore në rrugët e brendshme dhe rikualifikim hapësirave çlodhëse në Ksamil.
Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, fondi limit i këtij investimi arrin në 74 milion e 925 mijë lekë, ku synohet të përmirësohet infrastruktura ekzistuese.
Ksamili është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të jugut, i njohur gjerësisht për ujërat e kristalta dhe shpesh është quajtur “Karaibet e Evropës”. Ky destinacion mirëpret çdo vit një numër gjithnjë e në rritje vizitorësh vendas dhe të huaj, duke e bërë të domosdoshme përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe urbane në mënyrë që t’u përgjigjet kërkesave të sezonit turistik dhe qarkullimit të lartë të vizitorëve.
Referuar dokumentit, projekti ka në qendër një prej rrugëve të brendshme të Ksamilit. Kjo rrugë, ndonëse është ndërtuar përpara disa viteve është në gjendje ekzistuese mjaft të mirë, por kërkon ndërhyrje për zgjerimin e saj me qëllim krijimin e korsive të dedikuara për këmbësorët. Zgjerimi vlerësohet si i domosdoshëm për të rritur sigurinë, lehtësuar lëvizjen dhe për të shmangur konfliktet e trafikut mes automjeteve dhe kalimtarëve.
Projekti parashikon gjithashtu zbatimin e një sërë punimesh të tjera të rëndësishme, përfshirë trotuaret, ndriçimin përgjatë rrugës, rikualifikimin e hapësirave çlodhëse, të cilat do të transformohen në ambiente më funksionale, më estetike dhe më mikpritëse për turistët dhe banorët.
Mbledhja e Këshillit të Investimeve/ Ibrahimaj: Hyrja në tregun e BE kërkon harmonizim me standardet europiane.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e radhës të Këshillit të Investimeve, ku u prezantuan pritshmēritë e biznesit mbi......
Anglishtja si gjuhë e dytë - Cili shtet i BE-së e flet më mirë?
Holandezët janë shpallur për të shtatën herë radhazi vendi që e flet më mirë anglishten si gjuhë të huaj në botë, sipas një studimi të ri, edhe pse aftësitë......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi ka humbur sërish pikë këtë mëngjes sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 82.5 lekë dhe......
Të ardhurat reale, më të ulëta se në vitin 2009 - Familjet greke përfitojnë më pak se përpara krizës
Të ardhurat reale të familjeve greke mbeten 15% më të ulëta se në vitin 2009, përpara se të shpërthente kriza financiare dhe Greqia të hynte në aventurën e......
Rezerva të detyrueshme për të shmangur krizën - Vendimi i qeverisë serbe, pas mbylljes së rafinerisë së naftës NIS
Serbia po finalizon një plan veprimi që përshkruan hapat për të vendosur rezervat e detyrueshme të derivateve të naftës në treg, pasi rafineria e saj e vetme,......
“Punë ka, por nuk ka profesionistë” - I njëjti refren edhe në Maqedoninë e Veriut
Paradoksi i tregut të punës në Maqedoninë e Veriut po bëhet çdo vit e më i dukshëm me papunësi e lartë nga njëra anë dhe mijëra vende të lira pune nga ana......
Meta, nën “lupën” e BE-së - Kompania do të hetohet për përdorimin e IA në Whatsapp
Brukseli ka nisur një hetim të ri ndaj Meta Platforms për mënyrën se si kompania ka vendosur funksionet e inteligjencës artificiale në WhatsApp, njoftoi......
Bonusi i pensionistëve, Rama: Në 3 ditët e para 96.292 qytetarë tërhoqën përfitimin
Në 3 ditët e para 96.292 pensionistë kanë tërhequr përfitimin e fundvitit, I njohur ndryshe edhe si bonusi I pensionistëve. SHifërn e ka publikuar nërrjetet......





