Shqipëria Postuar më 29 Qershor 2026, 13:06

Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë - Tenderi për segmentin 4.2 km mbyllet pa ankesa, fondi limit 1.5 mld lekë

Nga Ola Mitre

Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë - Tenderi për

Tenderi për rikthimin e stacionit të trenit në Tiranë është mbyllur pa ankesa në fazën e dorëzimit të ofertave, duke i hapur rrugë shqyrtimit të tyre. Procedura e prokurimit ka një fond limit prej 1.5 mld lekë, pa TVSH, ndërsa u hap në fillim të muajit maj për kompanitë e interesuara.

Projekti parashikon ndërtimin e një segmenti hekurudhor prej rreth 4.2 km pjesë e linjës Tiranë – Durrës – Rinas, që do të lidhë Terminalin e Transportit Publik, pranë kthesës së Kamzës me Stacionin Qendror në kryeqytet. 

Linja, e konceptuar me një shinë dhe e dedikuar kryesisht për transport urban dhe interurban, do të përfshijë dy ndalesa ndërmjetëse, ndërsa trenat ndërqytetës do të përfundojnë udhëtimin në terminal dhe nuk do të hyjnë në qendër.

Projekti përfshin ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore, si mbikalim mbi Unazën e Madhe, si dhe nënkalime e mbikalime për këmbësorët. Linja hekurudhore ndjek pjesërisht trase ekzistuese dhe më pas integrohet në Bulevardin e Ri të Tiranës, duke u përshtatur me zhvillimin urban të zonës.

Ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas përfundon vitin e ardhshëm, ndërkohë që sipas autoriteteve elektrifikimi dhe mbërritja e trenave për nisjen e operimeve synohet të përmbyllet në fund të vitit 2027.

 

 

Shqipëria 29 Qershor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pasur një fundjavë në rënie sikurse edhe javën e shkuar teksa është blerë mëngjesin e kësaj atë hëne......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat