Shqipëria Postuar më 31 Maj 2025, 10:47

Rikthimi i emigrantëve përballë flukseve të ikjes - Pse po mungon frenimi i largimit të “trurit”?

Nga Diamila Leka

Rikthimi i emigrantëve përballë flukseve të ikjes - Pse po

Qeveria shqiptare vijon të hartojë politika dhe programe për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri.

Prioritet është shpallur rikthimi i diasporës në jetën sociale dhe ekonomike të vendit, por nga ana tjetër shifrat tregojnë se largimi i shqiptarëve drejt vendeve të BE po vijon, ku shqetësuese është bërë ikja e ‘trurit’.

Por si e shpjegojnë ekspertët largimin dhe çfarë duhet të bëhet, fenomen me të cilin po përballen edhe vende të tjera.

“Çështjet e frenimit, janë çështje që lidhen me probleme shumë komplekse, çka nënkupton që kërkohet një ridimensionim, një rizhvillim i menjëhershëm i potencialit të resureseve të tregut vendas të punës, gjë që nuk arrihet dot nga instrumentat shtetëror, porduhet dhe një reagim apo ndërgjegjësim nga industria private, apo sektori privat. Kërkohet një nivel më i lartë emancipimi dhe ndryshimi i qasjeve të realiteti, apo mënyrash për të trajtuar punonjësit, duhen më shumë një respektim i meritokracisë dhe konkurrencës së ndershme në treg, me qëllim që situata e frenimit të emigracionit të barazohet me kënaqësinë e njërezve për të qëndruar apo për të punuar këtu në Shqipëri,” thotë Muça.

Disa nga masat që qeveria po ndërmerr janë, lehtësirat fiskale dhe mbështetjet për bizneset e meigrantëve që të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri, financime për start up-et e diasporës, projekti për Paketën e Maleve etj.

 

Mendimi juaj

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat