Rikthehen në shërbim ushtarakët në rezervë - Qeveria miraton procedurat dhe rregullat
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për rikthimin e ushtarakëve në rezervë, në shërbimin aktiv të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Sipas vendimit, janë përcaktuar procedurat për rikthimin në shërbimin aktiv të ushtarakëve në rezervë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke garantuar respektimin e parimeve të barazisë, meritokracisë dhe mosdiskriminimit, përmbushjen e nevojave me personel të kualifikuar, si dhe forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes, nëpërmjet një procesi të drejtë dhe transparent.
Procedurat për rikthimin në shërbimin aktiv të ushtarakëve në rezervë kryhen në rastet e shtimit të numrit të përgjithshëm të personelit dhe kur kërkohen specialitete që ndikojnë në ruajtjen e operacionalitetit të Forcave të Armatosura.
Në vendimin e publikuar theksohet, se për rastet e parashikuara të ligjit “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” ndiqen procedurat, si:
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura harton kërkesat dhe nevojat për rikthimin në shërbimin aktiv, sipas kategorisë së personelit të ndarë për oficer, nënoficer dhe ushtar/detar aktiv, me specialitete ushtarake dhe repartet që kanë nevojë për plotësim me personel dhe ia përcjell për miratim ministrit të Mbrojtjes.
Pas miratimit, Ministria e Mbrojtjes publikon në faqen zyrtare elektronike njoftimin me të gjitha të dhënat e nevojshme për specialitetet e kërkuara, afatin e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e ushtarakëve në rezervë në shërbim aktiv.
Kandidati aplikon nëpërmjet portalit “e-Albania”, duke plotësuar formularin e aplikimit për rikthimin e ushtarakëve në rezervë në shërbim aktiv dhe dokumentacionin e nevojshëm brenda 10 ditëve nga data e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë qendra e personel- rekrutimit kryen verifikimin e dosjes të aplikimit brenda 5 ditëve nga përfundimi i afatit të aplikimit. Në rast se konstatohet se dokumentacioni nuk është i plotë, kandidatit njoftohet nëpërmjet portalit e-Albania për plotësimin e dokumentacionit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
Pas miratimit, vijon procedura për titullimin ushtarak aktiv dhe emërimin në detyrë të kandidatëve fitues.
Ushtaraku, që rikthehet në shërbimin aktiv në Forcat e Armatosura, emërohet në detyrë në përputhje me specialitetin, si dhe nënshkruan kontratën e shërbimit.
Gjatë kohës së shërbimit si ushtarak aktiv brenda kontratës, ushtaraku i rikthyer gjatë gjithë periudhës së kontratës ruan gradën që ka pasur në kohën e daljes në rezervë dhe nuk ka të drejtë të konkurrojë dhe të përparojë në gradë.
Më tej theksohet, se deri në momentin e krijimit të infrastrukturës së nevojshme teknike për ngritjen e sistemit të të dhënave të humbjeve dhe fatkeqësive për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për kryerjen e procesit të aplikimit dhe ankimit nëpërmjet portalit “e-Albania”, proceset do të zhvillohen pranë Qendrës së Personel-Rekrutimit.
Mendimi juaj

Vendet me pensionet më të larta dhe më të ulëta në Europë - Si pozicionohet Shqipëria?
Pensionet janë burimi kryesor i të ardhurave për të moshuarit në Europë, sipas raportit të OECD-së "Pensionet në një Vështrim 2023". Në shumë vende......

Keni nevojë për ndihmë me punët e shtëpisë? - Ky robot përdor inteligjencën artificiale për të pastruar çdo gjë!
Për ata që nuk e pëlqejnë pastrimin ose rregullimin e shtëpisë, ndihma tashmë mund të vijë nga inteligjenca artificiale. Hulumtuesit e robotikës në......

Rimëkëmben Dollari dhe Paundi – Sa këmbehen sot Franga dhe monedha europiane?
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes pasi krahasuar me rritje që shënoi ditën e djeshme është forcuar sërish këtë të enjte duke u blerë sot me......

Gjykata bllokon tarifat e Trump - “Kongresi, autoriteti ekskluziv për të rregulluar tregtinë me vendet e tjera”
Një gjykatë tregtare e SHBA-së bllokoi hyrjen në fuqi të tarifave të Presidentit Donald Trump në një vendim gjithëpërfshirës, duke argumentuar se presidenti......

Vendimet e qeverisë/ Projekt për rijetësimin e pallatit të sportit "Asllan Rusi" - Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj së mërkure ka marrë disa vendim lidhur me rijetëzimin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, si dhe......

Shqipëria në qendër të zhvillimit të Ekonomisë Kreative në Ballkanin Perëndimor
Samiti i Ballkanit Perëndimor në Kotor, Mali i Zi shënoi një moment kyç për të ardhmen e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të rajonit. Në kuadër të Procesit......

Nxehtësia ekstreme dhe ngrohja globale - Shkencëtarët paralajmërojnë për rekorde të reja deri në 2030
Shkencëtarët paralajmërojnë për nxehtësi rekord, ekstreme dhe një rrezik në rritje për tejkalimin e pragjeve kryesore të ngrohjes globale deri në vitin 2030.......

Pasiguri për emetimet e gazrave serrë! - BE: Jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivat e klimës deri në vitin 2030
Bashkimi Europian është në rrugën e duhur për të arritur objektivat e tij klimatike deri në vitin 2030, por mbetet pasiguria mbi ambiciet e bllokut për të......