Rikonstruksioni i Universitetit Politeknik të Tiranës - Rama dhe Manastirliu ndjekin punimet. Përfundon në dhjetor!
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu kanë ndjekur sot nga afër punimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku falë investimit për rikonstruksionin e dy ndërtesave ekzistuese, ndërtimin e Muzeut të ri të Gjeologjisë, laboratorë modernë, salla leksionesh dhe studimesh do të krijohen kushte më të mira për studentët dhe pedagogët për zhvillimin akademik.
Manastirliu tha se punimet kanë filluar prej një viti dhe pritet të mbarojnë në dhjetor të 2025-ës.
“Prej një viti e pak ka filluar puna për rehabilitimin dhe ndërtimin e kampusit të Gjeologji-Minierave. Korpusi është një godinë historike dhe si e tillë punimet po ecin me ritmin e duhur edhe për arsye të problematikave të tërmetit, ka pasur nevojë për rishikim të projektit dhe përforcimeve përkatëse. Është një investim prej gjashtë milionë euro nga buxheti i shtetit dhe kontributi që vetë Universiteti Politeknik jep. Është një projekt i realizuar nga vetë profesorët dhe kjo godinë përfundon në dhjetor të këtij viti”, tha ministrja.
“Universiteti Politeknik i Tiranës praktikisht është një kantier i hapur sepse dhe fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë është duke u rindërtuar. Kemi aty tre volume ndërtesash që ka filluar i pari dhe pritet që të vijohet me të dytin. Janë rreth 12 milionë dollarë të parashikuara për investimin ku sërish kemi 70% mbulim të buxhetit të shtetit dhe të gjithë projektet që po bëhen me sektorë të ndryshëm kryesisht shëndetësi dhe arsimi janë duke u bërë nga arkitektët dhe inxhinierët e Universitetit Politeknik”, shtoi ajo.
Nga ana e tij, kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë dhe sugjeroi disa detaje në lidhje me projektin, në mënyrë që ndërtesa dhe hapësira rreth saj të jenë të hapura edhe për publikun, pa cenuar procesin mësimor.
“Mendoj që duhet gjetur një mënyrë që kjo pjesë duhet parë, duhen bërë disa variante, duhet gjetur një mënyrë që të jetë sikur futesh në një zonë. Unë do mendoja që këtu mund të jetë një veshje që të jetë me volume gurësh që është edhe për mbrojtjen dhe për të gjitha por edhe që shkon në drejtim të kësaj. Zona këtu në vend që të jetë një gjë e shtruar në mes të qytetit, të jetë diçka pak më gjeologjike. Duhet punuar në disa variante dhe pastaj mund t’i angazhojmë të gjithë. Problemi është të kemi projektin e duhur në këtë pjesë meqenëse do të ndryshojë mesa kuptoj. Në qoftë se do të shkohet në këtë drejtim, nëse e kuptova qartë, atëherë duhet gjetur mënyra që dhe ky sheshi të mos jetë shesh tipik. Pra, në një anë të ruhet siç ka qenë. Duhet gjetur një mënyrë që të mos shqetësohet mësimdhënia, por të jetë dhe si qytet. Për shembull, të shtunave dhe të dielave ju mund ta hapni për publikun këtë pjesë”, tha Rama.
Sondazh

Trump fokusohet tek Ukraina dhe Groenlanda - Njofton rinisjen e bisedimeve me Kievin, kërkon kontrollin e ishullit
Presidenti amerikan Donald Trump mbajti fjalimin e tij të parë në Kongres që nga kthimi i tij në pushtet, duke iu drejtuar Ukrainës dhe Groenlandës në një......

Bizneset, 3.8 mln veprime përmes arkës - BSH: Rreth 81% e tyre janë depozitim parash. Vlera rekord në krahasim me individët
Bizneset kanë realizuar rekord veprimesh në sportelet fizike të bankave gjatë vitit që lamë pas. Një nga arsyet pse transaksionet e bizneseve përmes arkës......

Pas vitesh vonesash, BE vendos nisjen me faza të Sistemit të Hyrës/Daljes në zonën Shengen!
Vendet e Bashkimit Europian ranë dakord të mërkurën që më në fund të vënë në fuqi Sistemin e hyrjes/daljes (EES), regjistri i automatizuar i bllokut për......

Shqipëria, e para në renditjen e Organizatës Botërore të Turizmit Rama: Destinacioni me rritjen më të madhe të numrit të turistëve në 2024
Për vitin 2024, Shqipëria renditet e para përsa i përket rritjes më të madhe të numrit të turistëve. Organizata më e madhe botërore e Turizmit, në të cilën......

Prodhimet vendase na kushtuan më shtrenjtë se të importit/ Energjia dhe industria përpunuese patën ndikimin më të lartë
Bizneset prodhuese vazhdimisht janë përballur me shtrenjtim të kostos së prodhimit të mallrave. Por, sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2024,......

50 mln euro për kërkime gjeotermale - Kroacia nis eksplorimet për të shtuar prodhimin e energjisë
Kroacia ka nisur eksplorimin e energjisë gjeotermale pranë gjashtë qyteteve, me një buxhet të përgjithshëm prej 50 milionë eurosh. Eksplorimi gjeotermal......

Asetet e pensioneve vullnetare, 100% në lekë - AMF: Edhe fondet e investimeve, vetëm 10% të zotërimeve i kanë në valutë
Shumica e aseteve të fondeve të investimeve janë në lekë, ndërsa ato në euro rezultojnë me rënie. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes......

Shqiptarët paguan 73 milionë euro nga pagat e qiratë - Aksioni antiinformalitet dhe reforma në administratë patën ndikim kryesor
Buxheti i shtetit ka arkëtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale për muajin Janar afro 73 milionë euro, duke shënuar një perfomancë tejet pozitive në......