Rikonstruksioni i rrugës Kombinat - Ndroq - Plepa/ ARRSH hap tenderin për 4.35 km, në plan edhe loti 2 me vlerë 1.18 mld lekë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën e tenderimit për rikonstruksionin e lotit 3 të rrugës Kombinat – Ndroq – Plepa, duke vijuar zbatimin me faza të një prej akseve alternative që lidh Tiranën me zonat jugore të vendit.
Sipas dokumenteve të tenderit, fondi limit për këtë procedurë është rreth 1.36 mld lekë, ndërsa segmenti ka një gjatësi rreth 4.35 km.
Paralelisht, ARRSH ka parashikuar edhe hapjen e procedurës për lotin 2 të të njëjtit aks, me një fond të planifikuar prej rreth 1.18 mld lekësh, duke vijuar ndarjen e projektit në disa faza zbatimi.
Ndërkohë, për lotin 1 të rrugës Kombinat – Ndroq – Plepa, kontrata e punimeve është nënshkruar që në shtator të vitit 2024. Zbatues i saj është bashkimi i operatorëve “Arifaj” dhe “Eurokos Holding”, me një vlerë kontrate prej 567.75 mln lekësh, pa TVSH.
Rruga Kombinat – Ndroq – Plepa konsiderohet një aks i rëndësishëm lidhës mes Tiranës dhe jugut të vendit, duke shërbyer si alternativë ndaj autostradës Tiranë – Durrës. Sipas dokumentacionit teknik, segmenti përshkon një zonë me densitet të lartë banimi dhe ka pësuar dëmtime të konsiderueshme ndër vite, duke ndikuar edhe në uljen e fluksit të qarkullimit.
Ndërhyrja synon përmirësimin e kushteve të lëvizjes dhe rritjen e sigurisë rrugore në këtë rrugë. Në total, aksi Kombinat – Ndroq – Plepa ka një gjatësi prej rreth 28 kilometrash.
Nënstacion i ri nëntokësor në Tiranë, 22.5 mln euro hua nga BERZH - Malaj: Investimi, pjesë e vizionit për një sistem energjetik modern
Rritja e popullsisë, zhvillimi urban dhe investimet e reja në kryeqytet kanë shtuar kërkesën për energji elektrike. Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje, OSHEE......
Mbetjet në rritje, riciklimi nuk shënon përparim/ Çdo banor prodhoi mesatarisht 383 kilogramë mbeturina në vitin 2025
Në vitin 2025, në Shqipëri u menaxhuan mbi 900 mijë tonë mbetje, duke shënuar një rritje prej 4.5% krahasuar me vitin 2024. Çdo banor gjeneroi mesatarisht......
Pagesat me kartë, drejt tarifave më të ulëta - BSH propozon “tavan" për komisionet që bankat paguajnë për transaksionet me POS
Blerjet me kartë bankare në Shqipëri mund të bëhen më të lira dhe më transparente për konsumatorët e bizneset. Banka e Shqipërisë ka publikuar për konsultim......
Studentët e huaj zgjedhin Shqipërinë për studime/ Të rinjtë nga Italia, Kosova dhe vendet e rajonit dominojnë regjistrimet
Studimet jashtë vendit u ofrojnë studentëve mundësinë të njihen me sisteme të ndryshme arsimore, të pasurojnë përvojën e tyre akademike dhe kulturore, si dhe......
“Blindohet” Turqia për samitin e NATO-s/ Mijëra forca policie në Ankara, ndalohen protestat e koncertet
Më datat 7 dhe 8 korrik, Ankaraja pret liderët e 32 vendeve të aleancës, mes tyre edhe presidentin amerikan Donald Trump. Autoritetet kanë vendosur masa të......
Bizneset marrin më shumë kredi për prona/ Huatë për pasuri të paluajtshme dhe overdraft-et zënë peshën kryesore
Bizneset shqiptare vijuan të rrisin huamarrjen në muajin maj, me fokus kryesisht te pasuritë e paluajtshme dhe financimi afatshkurtër. Sipas të dhënave të......
Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës këtë të enjte në raport me një ditë më parë pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 81.8 lekë dhe është......
Milot-Balldren: Kosto e lartë apo perceptim i gabuar
Milot-Balldren: Kosto e lartë apo perceptim i gabuar Nga Fatos Çoçoli Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor diskutimi i parë publik që lind......



