Shqipëria Postuar më 6 Mars 2025, 18:36

Rikonstruksioni i Qendrës së Artit “Vaçe Zela” në Lushnje-Balluku: Punimet do të përshpejtohen, përfundojnë në fund të qershorit

Nga Scan TV

Rikonstruksioni i Qendrës së Artit “Vaçe Zela”

Turizmi kulturor po shikohet gjithnjë e më shumë si një pikë kyçe për zhvillimin e gjithë sektorit në vend. Në një inspektim të rikonstruksionit të Qendrës së Artit, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tregoi se punimet do të mbyllen përpara fillimit të sezonit turistik. “Në diskutimet që kam pasur me kryetaren e bashkisë, ka një merak për sa i përket procesit të rikonstruksionit, veçanërisht të hidroizolimit, që ka qenë problemi kryesor i amortizimit të ndërtesës. Problemi më i madh është se ne harrojmë se si kemi kaluar nga një stad në një tjetër, dhe kjo është e vlefshme për qendrat e qyteteve, autostradat, rrugët dhe për gjithçka. 'Si ishte dhe si është' nuk shërben vetëm për të treguar punën e bërë, por për t’i bërë njerëzit të kuptojnë se si kanë ndryshuar objektet shtetërore, rrugët dhe qendrat e qyteteve bashkë me rilindjen urbane.”

Rikonstruksioni i Qendrës së Artit “Vaçe Zela” ka filluar që prej tetorit të vitit të kaluar, me një afat kohëzgjatjeje prej 12 muajsh. Kjo qendër arti është ndërtuar që në vitin 1947. Vlera investuese për këtë projekt është 143 milionë lekë pa TVSH.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat