Rikonstruksion “masiv” i ndërtesave - Objektivat për klimën, eficiencë energjie në 745 000 ndërtesa banimi e 8 200 godina publike
Arritja e objektivit kombëtar të reduktimit të emetimeve të gazeve serrë deri në vitin 2050 kërkon rinovimin sipas parimeve të eficiencës së energjisë të 745 000 ndërtesa banimi dhe 8 200 ndërtesa publike. Projektligji “Për performancën e energjisë në ndërtesa” ka mbërritur në kuvend për diskutim, por do të jetë parlamenti i ri që do të duhet ta shqyrtojë.
Sipas relacionit shoqërues, buxheti i nevojshëm për të arritur këtë qëllim është i konsiderueshëm, teksa vetëm për rinovimin e godinave shtetërore për arritjen e të paktën nivelit të kërkesave minimale, është përafërsisht 50 milionë euro deri në vitin 2030. Kjo vlerë nuk do të identifikohet në mënyrë të veçantë në buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë apo të ndonjë ministrie tjetër, por do të shfaqet në vlerat e investimeve kapitale të enteve publike për rinovimin e ndërtesave”, - thuhet ndër të tjera në relacion.
Ndërkohë që, për ndërtesat private, financimi do të jetë i përbashkët me pronarët e ndërtesave dhe donatorët, ku pjesëmarrës nëpërmjet skemave mund të jetë edhe qeveria, për të mbuluar një përqindje specifike të vlerës së investimit sipas mbështetjes së teknologjive dhe kërkesave minimale.
Në fakt edhe Strategjia Afatgjatë e Rinovimit të Stokut të Ndërtesave parashikon skema mbështetëtse, sipas të cilave 50% e kostove do të duhet të mbulohen nga shteti. Ndërkohë që, kosto efektiviteti pasqyrohet te kursimet e përfituara nga buxheti i shtetit për shkak të reduktimit të energjisë së subvencionuar dhe te konsumatori fundor respektivisht kursimeve të përfituara mbi faturën e energjisë elektrike. Sipas Strategjisë, aplikimi i masave të eficiencës së energjisë në ndërtesa redukton konsumin e energjisë deri në 87.4%.
Godinat e rinovuara sipas parimeve të eficiencës së energjisë, jo vetëm reduktojnë konsumin e energjisë çka rrjedhimisht sjelle dhe ulje të emetimeve, duke mbrojtur mjedisin, por ofrojnë edhe kushte komode jetese për qytetarët apo për punonjësit, në rastin e objekteve publike.
Sondazh

Indianët preferojnë Shqipërinë për të punuar - Gjatë vitit të kaluar, 13 mijë e 200 të huaj morën leje qëndrimi
Shqipëria nuk është më vetëm një destinacion turistik. Ajo po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një vend tërheqës për të huajt që zgjedhin të jetojnë këtu,......

Kriza e vezëve/ SHBA kërkon ndihmën e BE-së – Çfarë qëndrimi po mban Europa mes tensioneve tarifore?
Shtetet e Bashkuara po kërkojnë jashtë vendit të mbulojnë mungesën e vezëve, e nxitur nga një shpërthim i gripit të shpendëve, që ka rritur çmimet në......

Makinat elektrike “kursejnë” Evropën - Transporti mbetet ndotësi më i madh duke gjeneruar 1/3 të totalit të CO2
Një rritje e shitjeve të makinave elektrike do t'i kursejë Evropës 20 milionë tonë dioksid karboni (CO2) këtë vit, sipas analizave të reja nga grupi......

Fluturimet në Shqipëri “mundin” Europën/ Në dy muaj udhëtuan përmes ajrit rreth 1.3 milionë pasagjerë
Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve në transportin ajror, si pasojë e zhvillimit të sektorit të turizmit në vitet e fundit.......

SHBA ndërpret kontributet financiare në OBT - Vendimi, pjesë e përpjekjeve për të ulur shpenzimet qeveritare
Shtetet e Bashkuara kanë ndërprerë kontributet në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), thanë tre burime tregtare për Reuters, ndërsa administrata e......

Karta e identitetit, tashmë brenda 3 ditësh - Nga 14 ditë që ishte më parë. Tarifa 3 mijë lekë. IdentiTek lançon shërbimin e ri
Koha e pajisjes me kartë ID tashmë zbret nga 14 ditë, në vetëm 3 ditë. Risia është lançuar nga IdentiTek, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve......

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të pullave fiskale për mallrat e akcizës. Tarifat ulen deri në 25%!
Qeveria ka miratuar çmimet e reja për pullat fiskale duke botuar në Fletoren Zyrtare vendimin “Për përcaktimin e elementeve të sigurisë dhe çmimit të pullave......

Si është mbyllur kjo javë e ‘trazuar’ për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse ka fituar pikë në bursat globale si pasojë e vendimeve të fundit të qeverisë së re amerikane në raport me monedhën vendase e ka......