Rikonstruksion i rrjetit elektrik në Librazhd - Projekti i OSSH, rreth 120 mln lekë për përmirësimin e cilësisë

Drejtoria Rajonale e OSSH Elbasan ka shpallur hapjen e garës për rikostruksionin e rrjetit të tensionit të ulët dhe i kabinave në rrethinat e Librazhdit, me fond limit prej 119 milionë e 982 mijë lekë.
Referuar dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, kabina do të bëhet me dy dalje. Të gjitha terminalet e kabllit tension i ulët janë projektuar që të jenë të sigurta në kushte klimatike të ndryshme, pa pësuar demtime. Terminalet e kabllit do të jenë të sigurta edhe kur janë në ngarkesë, nën tension, nën veprimin e lidhjes së shkurtër apo avarive të tjera që mund të ndodhin në sistem. Po kështu, ato duhet të sigurojnë që të punojnë në kushte optimale.
Ndërhyrja me rikonstruksion dhe shtimi i kapaciteteve të infrastrukturës elektrike do të bëhet, në mënyrë që të garantohet një shërbim cilësor për konsumatorët ekzistues dhe të përmbushen kërkesat e pritshme afatgjata të zonës. Qëllimi është realizimi i një zgjidhjeje teknike të qëndrueshme, me standarde të larta.
Kabina do të pajiset nga të gjitha anët me pllakata paralajmëruese për rrezikun nga rryma elektrike. Pajisjet do të jenë në përputhje me standarded dhe specifikimet përkatëse të OSHEE, thuhet në dokumentin e publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik.
Me anë të kryerjes së këtij investimi do të rritet siguria e furnizimit për të gjithë abonentët e zones, andaj për t’i paraprirë nevojave do të zhvillohet një infrastrukturë elektrike e përshtatshme që të garantojë një shërbim cilësor.
“Vonesat në SEPA ngadalësojnë integrimin financiar” - Kosova, 29 milionë euro humbje në gjashtë muajt e parë të vitit
Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) ka bërë thirrje për përfundimin pa vonesa të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në......
Amazon do të shkurtojë 30,000 vende pune - Kompania kërkon të ulë kostot dhe reduktojë burokracinë
Amazon pritet të nisë një valë të re shkurtimesh që mund të arrijë deri në 30,000 vende pune në sektorin korporativ. Kjo masë vjen ndërsa kompania përpiqet......
Shqipëria forcon masat ndaj pastrimit të parave - Projektligji/ Risitë sipas standardeve të FATF, kontroll më i lartë mbi financimet
Qeveria ka fuqizuar masat ndaj fenomenit të pastrimit të parave në Shqipëri dhe financimit të terrorizmit. Referuar projektligjit të hartuar nga Ministria e......
Luhatje në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Franga fiton pikë!
Dollari amerikan e ka nisur ditën negativisht duke regjistruar zbritje të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......
Taksa e gjelbër, nga janari 2027 - Familjet greke përballen me 800 milionë euro kosto shtesë
Rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit priten nga 1 janari 2027, me hyrjen në fuqi të tarifave të reja që do të prekin familjet dhe bizneset në të......
Sa vlen realisht paga minimale në Maqedoninë e Veriut? - Nuk mbulon nevojat bazike të familjeve. Çmimet e ushqimeve, mbi 30% rritje
Në letër, paga minimale në Maqedoninë e Veriut është 24,379 denarë apo rreth 397 euro. Por në realitet, kur i mbledh të gjitha shifrat, si çmimet, faturat,......
Kriza e ujit në Evropë - Si shpërdorimi i tij “përforcon” sfidat klimatike dhe kushton miliona euro?
Shpërdorimi i ujit po “forcon” krizën klimatike dhe po dëmton qëndrueshmërinë ekonomike. Një raport i ri nga Danfoss paralajmëron se konsumi i energjisë nga......
“Albanian Soundscapes” në Dubai, Gonxhja: Shqipëria prezantohet si një histori suksesi
Sot, në Future Hospitality Summit 2025 në Dubai, u hap pavijoni shqiptar “Albanian Soundscapes”, kuruar nga AKPT dhe AZHT, i cilësuar si një nga më të......




