Rijetëzimi i kullave në veri: Sfidë pronësia, Gonxhja: Turizmi aset ekonomik i zonave veriore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi një nga projektet kryesore për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në vend, duke vënë në fokus rijetëzimin e kullave në Shqipërinë e Veriut. Ky program synon jo vetëm mbrojtjen e këtyre objekteve karakteristike, por edhe integrimin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonave përkatëse.
“Ky program synon të mbrojë dhe të rijetëzojë një nga elementët më përfaqësues të identitetit kulturor në Shqipërinë e Veriut, duke e bërë atë pjesë aktive të jetës së sotme. Në të njëjtën kohë, ai kontribuon në kthimin e kësaj trashëgimie në një aset me vlerë për zhvillimin ekonomik dhe social të komuniteteve lokale. Inventarizimi i kullave në katër qarqe: Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës; hartëzimi digjital përmes sistemit GIS; analiza e statusit ligjor dhe e pronësisë; zhvillimi i koncepteve të projekteve të restaurimit në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës; si dhe hartimi i rekomandimeve për funksionalizim në fusha si muzealizimi, etnografia, muzikologjia dhe trashëgimia kulinare. Paralelisht, po përgatitet një program i plotë dhe i integruar i rijetëzimit të kullave.
Janë inventarizuar dhe dokumentuar 523 kulla, duke përfshirë elemente të arkitekturës, etnografisë, trashëgimisë kulinare dhe potencialit turistik. Është ngritur një platformë digjitale GIS që shërben si instrument për planifikim dhe vendimmarrje”, tha Gonxhja.
Ministri solli në vëmendje edhe problemin me çështjet e pronësisë, ku theksoi se po bashkëpunohet me Agjenigjencinë shtetërore të kadastrës.
“Ndërkohë, po zhvillohen analiza të detajuara mbi statusin ligjor dhe pronësinë e kullave, ndërsa në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës po hartohen projekte konkrete restaurimi. Programi përfshin gjithashtu rekomandime për funksionalizimin e kullave si bujtina, muze dhe hapësira për aktivitete kulturore.
Një komponent i rëndësishëm i punës aktuale është adresimi i çështjeve të pronësisë, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, e cila i është bashkuar rrjetit të partnerëve të programit, si dhe krijimi i kushteve për tërheqjen e investimeve private në këto asete. Në këtë kuadër, po vijon puna në terren për asistimin e aplikantëve në procesin e pajisjes me certifikata pronësie, me synim përshpejtimin dhe lehtësimin e procedurave për përfituesit”, tha ministri
Gonxhja tha se faza e re e programit parashikon një financim fillestar prej 400 mijë eurosh në vitin 2027 dhe nisjen e një programi trevjeçar për restaurimin, funksionalizimin dhe integrimin e kullave në rrjetin turistik kombëtar.
Ministrat Malaj dhe Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, pritën sot në një takim në Ministrinë e Bujqësisë......
“Nafta në bujqësi mbulohet përmes rimbursimit 10%” - Zv.Ministri i Bujqësisë, Guri: Është ndër inputet kryesore, mbrojtje më e gjerë
Fermerët do të mbështeten këtë vit për blerjen e inputeve bujqësore me qëllim uljen e kostove të tyre dhe rritjen e prodhimit. Zv.Ministri i Bujqësisë,......
“Synohet rekrutimi i më të mirëve” - Kryeministri Rama prezanton platformën për vendet e lira të punës në sektorin publik
Qeveria ka prezantuar platformën e re puna.gov.al ku të rinjtë mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Administratës Publike. Kryeministri Edi Rama, në fjalën......
Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë sociale të punonjësve
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të subjektevve që operojnë në sektorit e ndërtimit në Shëngjin, Lezhë, i shoqëruar dhe......
46.5 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve - ARRSH hap tenderin për 4 vitet e ardhshme, 1,300 km akse
Me një fond limit prej 4.47 mld lekësh apo 46.5 mln euro, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për mirëmbajtjen me performancë të akseve kryesore......
Ibrahimaj prezanton Portalin Unik të Punësimit: Një platformë e re për të rritur transparencën dhe efikasitetin në treg
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe......
Në cilat qytete ka më shumë shtëpi me qira bosh? Studimi i Investropa tregon se qytetet e vogla kanë më shumë prona të lira
Një studim i publikuar nga kompania e analizës së tregut të pasurive të paluajtshme Investropa tregon se tregu i qirave në Shqipëri vijon të mbetet......
“Fruta-perimet e majit do të jenë 40 % më shtrenjtë”! - Rrapaj: Rritja e çmimeve, nga kushtet e motit dhe lufta
Frutat dhe perimet vendase dhe të importit janë shitur me çmime më të shtrenjta ditët e fundit. Në një intervistë për SCAN TV, Kryetari i Këshillit të......


