Rijetëzimi i arkitekturës, Gonxhja nga Shkodra: Plan i mirëstrukturuar ndërhyrjesh në zonat historike

Në shkodër po punohet për rijetëzimin e objekteve arkitekturore historike. Këtë e ka njoftuar ministri Blendi Gonxhja në rrjetet e tij sociale ku shkruan: “Në Shkodër, me kryetarin e Bashkisë Benet Beci, për të çuar përpara një plan të mirëstrukturuar ndërhyrjesh në zonat dhe qendrat historike, ku synimi është jo vetëm ruajtja, por edhe rijetëzimi i objekteve me vlera të veçanta kulturore e arkitekturore. Një proces që kërkon angazhim të përbashkët mes pushtetit vendor, qeverisë qendrore dhe vetë komunitetit, për të garantuar ndërhyrje të qëndrueshme dhe me ndikim afatgjatë. Në këtë kuadër, po punohet për të krijuar modele bashkëpunimi që mundësojnë rikthimin e këtyre objekteve në identitetin e tyre të plotë, duke i integruar në jetën ekonomike, kulturore dhe turistike të qytetit. Synimi është që përmes këtij procesi, Shkodra të forcojë rolin e saj si një nga qendrat kryesore të trashëgimisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në vend, duke i dhënë një dimension të ri potencialit të saj historik dhe kulturor”.
Kryeministri Rama në Durrës: Skemë kredie deri në 2 milion euro për ndërmarrjet e mëdha
Kreu i qeverisë Edi Rama prezantuar një skemë të re kredie edhe për ndërmarrjet e mëdha. Gjatë një vizite në një kompleks industrial në Durrës, Rama tha......
Ndryshime në skemën e pensioneve, Rama: Fond i veçantë për ata që duan pensione më të larta
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndërhyrje në skemën e pensioneve. Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste në Lezhë, ai bëri me dije......
Ligji i energjisë përafrohet me standardet e BE-së, Karakaçi: Në qendër konsumatori
Rikonceptim i funksionimit të tregut të energjisë elektrike, duke vendosur në qendër konsumatorin. Ligji i ri “Për sektorin e energjisë elektrike”, që ka......
Rama në Lezhë: Sot ekonomia ka arritur në 27 miliardë prodhim, do ta çojmë 35 miliardë në 2030. Është e bëshme!
Ekonomia e Shqipërisë synon të ketë një prodhim të përgjithshëm kombëtar në 35 miliardë lekë në vitin 2030. Këtë objektiv e ka përmendur kryeministri Rama në......
Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, deri në 220 lekë/litër për naftën
Bordi i Transparencës ka zhvilluar sot, më 8 prill 2026, mbledhjen e radhës, ku ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në tregun......
Ushqimet e shportës, me “imunitet” nga rritja e naftës - Thuajse në të njëjtat nivele me një muaj më parë. Tregtarët parashikojnë shtrenjtim
Prej ditësh qytetarët po përballen me çmime të larta të frutave dhe perimeve. Tregtarët e justifikojnë këtë me rritjen e çmimit të naftës. Por a ka ndikuar......
Cilat prona po performojnë më mirë në Airbnb? Apartamentet e vogla kryesojnë rezervimet më të mëdha
Sipas studimit më të fundit të Investropa, apartamentet me një dhomë gjumi dhe njësitë me dy dhoma gjumi po regjistrojnë rezervimet më të qëndrueshme në të......
Tenderët, institucionet shpërndanë 109 mld lekë në 2025 - Raporti i APP: Ulen fondet dhe procedurat, kursimi mbetet në nivele të ngjashme
Rreth 109.5 mld lekë është vlera e kontratave për punë, mallra dhe shërbime të shpallura fituese gjatë vitit 2025 nga institucionet shtetërore, duke shënuar......


