Rijetëzim i sheshit “Nënë Tereza” për librin e publikun- Rama: Tirana do të bëhet një nga kryeqytetet më tërheqës të Europës
“Është e rëndësishme që projekti është tërësisht i disponueshëm për t’u bërë i lëvizshëm, pra nuk është një ndërtim me një impakt mbi strukturën e sheshit, por është një instalim i jetueshëm, plotësisht miqësor me mjedisin dhe me njerëzit, që në çdo moment mund të spostohet për diku tjetër. Besoj që në një kohë të shkurtër, projekti për të cilin jemi këtu do të realizohet dhe njerëzit do të kenë mundësi të shijojnë një ambient të veçantë, të posaçëm, ku fokusi patjetër do të jenë fëmijët, por sigurisht edhe familjet dhe të tjerët. Nuk do të jenë kafene, por do të jenë mjedise familjare, ku kryesisht atraksioni do të jetë në funksion të fëmijëve.”
Kryeministri Rama foli dhe për një sërë projektesh të cilat sipas tij, do ta transformojnë Tiranën në qytetet më tërheqëse të Europës.
“Jo shumë larg nga këtu janë disa projekte tanimë të aprovuara që janë në rrugën e përfundimit të projekteve ekzekutive, ndër të cilat është projekti i njërit prej arkitektëve më të veçantë sot të gjallë Valerio Olgiati, por po ashtu në anën tjetër janë në zhvillim e sipër të tjera projekte të arkitektëve shumë të njohur dhe në ndërkohë Korporata Shqiptare e Investimeve do të shpallë edhe konkursin për rishpikjen mund të themi, nëse mund të përdor këtë fjalë, rikualifikimin, - Frida e thotë më mirë - të Pallatit të Kongreseve, me të njëjtën formulë si me stadiumin ku do të fitojmë një pallat kongresesh të transformuar, të rinovuar dhe patjetër do shohim si do paraqiten dhe cili do jetë projekti më i mirë.”
Ndër të tjera, Rama theksoi se projekte të ngjashme do ketë edhe në të gjithë Shqipërinë, teksa në qershor do mbahet edhe festivali i parë “Bukë dhe zemër” në këtë kuadër.
Sondazh

Panairi i Turizmit mblodhi mbi 100 ekspozues në Tiranë - Pjesëmarrje nga Kosova e Mali i Zi për të promovuar strukturat e tyre
Struktura hoteliere, agjenci turistike, agroturizme, shoqata turistike nga vendi e rajoni, u mblodhën në panairin dedikuar turizmit në Pallatin e Kongreseve.......

Tassoulas zgjidhet President i Greqisë- Votimi në parlament, pavarësisht protestave dhe tensioneve politike
Parlamenti i Greqisë zgjodhi ish-kryetarin e tij, Constantine Tassoulas, President të Republikës. Vendimi ka zemëruar protestuesit që u mblodhën jashtë......

“Standarde të reja për sigurinë ushqimore”- BE: Konsumatorët duan besim dhe transparencë, ndryshoni legjislacionin
Konsumatorët shqiptarë kanë nevojë të kenë transparencë më të lartë dhe besim tek produktet që konsumojnë. Përfaqësues të Bashkimit Europian kërkojnë......

Vijon tendenca rënëse e bonove 12-mujore/ Në ankandin e fundit të shkurtit norma e interesit zbriti në 2.79%
Yield-i i bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka shënuar një rënie të lehtë në ankandin e fundit. Yield-i mesatar i ponderuar u regjistrua në 2.79%, nga......

“Të shtohet numri i inspektorëve të punës” -Raporti i ILO: Edhe përqindja e inspektimeve në bujqësi vijon të jetë e ulët
Shqipëria nuk ka mjaftueshëm inspektorë për të kontrolluar të gjithë bizneset lidhur me respektimin e të drejtave të punonjësve të tyre, apo rastet e......

Hekurudha Tiranë- Durrës-Rinas, avancojnë punimet -Drejt përfundimit segmenti Domje-Aeroporti i Rinasit
Lidhja e re hekurudhore e kryeqytetit me Aeroportin e Rinasit po bëhet realitet, pasi punimet për ndërtimin e segmentit Domje-Rinas janë drejt......

Pse Trump po vendos tarifa?- Analiza, vendet që do të goditen më shumë nga masat e SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nxitur tensionet globale me kërcënimet e tij për vendosjen e tarifave. Pas shpalljes dhe më pas pezullimit të masave......

Kina redukton subvencionet për energjinë e pastër- Vendi e arriti objektivin gjashtë vjet para afatit të caktuar
Agjencia kryesore e planifikimit ekonomik të Kinës tha se po merrte hapa për të zvogëluar subvencionet për projektet e energjisë së rinovueshme, pas një bumi......