Rijetësimi i pallatit të sportit “Asllan Rusi” - Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve për PPP-në, projekti prej 118,000 m²
Qeveria ka autorizuar Korporatën e Investimeve Shqiptare, për të vepruar si zhvillues i pronës, me qëllim realizimin e projektit të investimit “Rijetësimi i Pallatit të Lojërave me Dorë ‘Asllan Rusi’”.
Sipas vendimit, Korporata do jetë përgjegjëse për hapjen dhe zhvillimin e procedurës konkurruese për përzgjedhjen e partnerit privat, që do të zhvillojë pronën nëpërmjet instrumentit të sipërmarrjes, duke e bërë këtë entitet autoritet kontraktor.
Korporata e Investimeve Shqiptare u autorizua më herët nga Bashkia e Tiranës për të hartuar projektin përkatës, që siksurse konfirmohet edhe nga vendimi i qeverisë do të financohet përmes skemës së partneritet publik – privat.
Ndërkaq, sipas KISH, qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i cilësisë së infrastrukturës përmes rikonstruksionit dhe modernizimit të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, duke e transformuar atë në një hapësirë multifunksionale që përmbush standardet bashkëkohore për aktivitete sportive dhe evente publike, me një sipërfaqe totale që do të zhvillohet nga investitori privat prej 118,000 m².
Po ashtu, sipas KISH “përmes rijetësimit të qendrës sportive, projekti pritet të tërheqë më shumë evente dhe aktivitete, duke nxitur zhvillimin ekonomik lokal dhe krijimin e vendeve të reja të punës, ndërsa do të ofrojë një hapësirë të re për aktivitete shoqërore, kulturore dhe sportive, duke përmirësuar cilësinë e jetës për qytetarët dhe duke forcuar kohezionin komunitar”.
Gjithashtu, projekti mbështet ringjalljen e sportit në Shqipëri, duke inkurajuar pjesëmarrjen dhe zhvillimin e talenteve të reja.
Mendimi juaj

Portofoli i kredisë shtohet me 100 mld lekë/ Në Prill rritja vjetore vlerësohet në 13%. Në një muaj u rrit me 5.5 mld lekë
Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të......

AKSHI bëhet zyrtarisht anëtare i organizatës lidere globale në mbrojtjen kibernetike!
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka njoftuar sot se është bërë zyrtarisht anëtar i FIRST, organizatës lidere globale në fushën e reagimit ndaj......

Elon Musk distancohet nga Trump - Cila është arsyeja e largimit të tij të papritur nga qeveria amerikane?!
Ekzekutivi miliarder i Teslës, Elon Musk, po largohet nga administrata Trump pasi udhëhoqi një fushatë të trazuar, gjatë së cilës ai përmbysi disa agjenci......

Rritet siguria në shkolla - Certifikohen 77 oficerë të rinj, duke arritur në një total prej 400
Certifikohen 77 oficerë të rinj sigurie, që do të shërbejnë në institucionet e arsimit parauniversitar. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu,......

KAYO me sektorin privat hapin 400 vende pune - Krijohet partneriteti strategjik për prodhimin e uniformave ushtarake “Made in Albania”
Qeveria ka miratuar kushtet e negocimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., me shoqëri private për prodhimin dhe tregtimin e uniformave ushtarake dhe......

30 Maj, afati i fundit për fermerët - Fondet në bujqësi, interes i lartë për naftën falas
Fermerët në të gjithë vendin do të kenë afat për të aplikuar për fonde në bujqësi deri më datën 30 maj dhe më pas do të kalojnë në filtrin e verifikimit të......

Rikthehen në shërbim ushtarakët në rezervë - Qeveria miraton procedurat dhe rregullat
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për rikthimin e ushtarakëve në rezervë, në shërbimin aktiv të Forcave të......

Vendet me pensionet më të larta dhe më të ulëta në Europë - Si pozicionohet Shqipëria?
Pensionet janë burimi kryesor i të ardhurave për të moshuarit në Europë, sipas raportit të OECD-së "Pensionet në një Vështrim 2023". Në shumë vende......