Rihapet tenderi për portin e ri në Porto Romano, 400 mln euro për fazën e parë të projektit
Autoriteti Portual Durrës ka rihapur tenderin për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Fillimisht gara u hap në muajin korrik të këtij viti, por ajo nuk u finalizua me sukses, ndërkohë që fondi limit edhe në procedurën e rishpallur është 39.32 mld lekë apo rreth 400 mln euro. Gara tenderuese është hapur për fazën e parë të projektit që përfshin zhvillimin e një terminali kontejnerësh.
Porti i ri tregtar në Porto Romano do të ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit, dhe jo me financim të huaj sikurse parashikohej në ligjin fillestar të buxhetit 2024. Përmes Aktit Normativ të miratuar në muajin shkurt, për këtë vepër portuale u akorduan 9.88 mld lekë. Po ashtu, u parashikua mbështetje buxhetore me 14.7 mld lekë për vitet buxhetore 2025 dhe 2026.
Ndërtimi tij konsiderohet si një vepër me rëndësi strategjike, që përmbush standardet ndërkombëtare, teknologjikisht të përparuara dhe ekologjike, të cilat do të garantojnë plotësimin e kërkesave të Shqipërisë dhe vendeve të Rajonit sa i takon transportit detar.
Qeveria ka deklaruar se Porti i ri në Porto Romano do të krijojë një hapësirë logjistike, që do të shërbejë si qendër për rritjen e mëtejshme ekonomike për zonën Tiranë - Durrës dhe trajtimin e ngarkesave tranzit në port dhe se do ta vendosë Shqipërinë si nyje në rrjetet infrastrukturore rajonale, duke sjellë rritje dhe përmirësime në aspektin e zhvillimit ekonomik e social të vendit.
Sondazh

Renditja e pagave mesatare në Europë: Cilat vende paguajnë më shumë?
A keni menduar ndonjëherë se cilat vende paguajnë më mirë në Europë? Ose si rritet paga juaj kundrejt të tjerëve në BE? Me kostot e jetesës që ndryshojnë......

Italia, bonus 5500 euro për lindjet në 2025 - Synon të nxisë shtimin e popullsisë, ndërsa përballet me krizën demografike
Në kuadër të Ligjit të Buxhetit për vitin 2025, qeveria italiane ka prezantuar një paketë të mbështetjes ekonomike të projektuar për familjet me fëmijë të......

Nis rehabilitimi i rrugës Hekal-Klos në Mallakastër, Balluku: I shërben banorëve dhe vizitorëve të parkut arkeologjik
Në bashkinë e Mallakastrës ka nisur puna për rehabilitimin e rrugës Hekal-Klos. Një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili parashikon një ndërhyrje......

Koha e dhuratave nga DigitAlb! - Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët
Festa e fundvitit i mbledhin të gjithë në shtëpi dhe DigitAlb është kryefjala e atmosferës magjike dhe ngrohtësisë së familjes. Platforma televizive e të......

Franca planifikon reduktimin e deficitit buxhetor - Bayrou kërkon të sigurojë mbështetjen e Parlamentit për 2025
Kryeministri francez Francois Bayrou tha se ai synonte të arrinte një marrëveshje me parlamentin për një buxhet të vitit 2025 që do të reduktonte deficitin e......

Zgjerimi i energjisë së gjelbër do të vijojë - Qendrat e të dhënave do të rrisin kërkesën për burimet e rinovueshme
Zgjerimi i energjisë së rinovueshme në SHBA do të vazhdojë edhe nën administratën e ardhshme të Donald Trump, tha kreu i degës amerikane të grupit më të madh......

Në 11 muaj na vizituan 4.2 mln shtetas nga Kosova/ Italia, Gjermania dhe Franca me rritje të konsiderueshme
Sipas të dhënave të INSTAT për origjinën e vizitorëve të huaj që zgjodhën Shqipërinë si destinacion gjatë muajit nëntor 2024, është evidentuar një prirje......

Ekonomia shpejton ritmin, 4.09% në tremujorin e tretë/ Tregtia, transporti dhe akomodimi patën ndikimin më të madh në rritje
Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet me rritje përgjatë tremujorit të tretë të vitit, tregojnë të dhënat nga Instituti i Statatistikave. Kjo rritje fiksohet......