Shqipëria Postuar më 14 Janar 2026, 17:48

Rihapet për qarkullim rruga e Thethit, ARRSH: Kujdes nga ortekët

Nga SCAN TV

Rihapet për qarkullim rruga e Thethit, ARRSH: Kujdes nga ortekët

Pas një mbylljeje të përkohshme për shkak të aktivizimit të ortekëve, rruga e Thethit është e hapur për qarkullim. Gjithsesi, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se, si pasojë e reshjeve të dendura të borës, në një segment me gjatësi rreth 550 metra, është prezent rreziku i ortekëve nga lartësitë e shpateve. “Ky rrezik shtohet gjatë orëve të mesditës me diell, kur fillon procesi i shkrirjes së borës. Për këtë arsye, gjatë ditëve me mot të kthjellët dhe për arsye sigurie, do të ketë mbyllje provizore të qarkullimit deri në orët kur temperaturat ulen dhe bora ngrin sërish. Qarkullimi gjatë intervaleve me rrezik do të realizohet me asistencën e punonjësve të kompanisë së mirëmbajtjes, e cila është e pranishme në terren në çdo moment”, - bëri me dije ARRSH, duke i bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet në terren.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 4 Mars Edel Strazimiri

Doganat bllokojnë 920 pajisje elektronike

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Dega Doganore Rinas njofton se  ka bllokuar 920 pajisje elektronike "Apple" dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat